4.5 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Njeriu qe vrau 99 persona

Më të lexuarat

Nga Ebu Seid Sa’d ibën Malik ibën Sinan el-Hudrij radijallahu anhu përcillet se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë:
“Dikur, para jush, ka qenë një njeri që ka vrarë nëntëdhjetë e nëntë veta.
Pyeti për njeriun më të dijshëm në botë dhe e udhëzuan te një rahib (njeri i devotshëm).
Shkon te rahibi e i thotë se ka vrarë 99 veta, prandaj a ka për të pendim? Rahibi i thotë se për të nuk ka pendim.
Ky e vret edhe rahibin dhe me të plotëson njëqindshen. Pastaj vazhdon të kërkojë njeriun më të ditur në botë dhe e udhëzuan te një dijetar.
I tregon se ka vrarë 100 njerëz dhe e pyet se a ka për të pendim.
Dijetari i tha: -Po! E kush mund të jetë pengesë mes tij dhe pendimit? I tha: -Shko në një vend, i cili është kështu dhe kështu, aty banojnë disa njerëz të cilët e adhurojnë Allahun.
Edhe ti adhuroje Allahun me ta dhe mos u kthe kurrë në vendin tënd sepse është vend i keq. Njeriu u nis dhe kur arriti në gjysmë të rrugës i erdhi vdekja.
Atëherë u grindën engjëjt e mëshirës me engjëjt e dënimit. Engjëjt e mëshirës thanë: -Ai ka ardhur deri këtu i penduar për mëkatet me zemër të drejtuar nga Allahu i Madhërishëm. Kurse engjëjt e dënimit thanë: Asnjëherë më parë nuk ka bërë mirë. Atëherë këtyre engjëjve u vjen një engjëll tjetër në formë njeriu dhe këta e marrin për gjykatës, që të gjykojë se kush ka të drejtë.
Ky u thotë: Matni distancën mes dy vendeve, vendit të adhurimit dhe atij të mëkateve.
Më afër cilit vend të jetë, atij vendi i takon. Engjëjt e matën hapësirën mes dy vendeve dhe panë se i penduari ishte më afër vendit që synonte (të adhurimit), prandaj e morën engjëjt e mëshirës.”
Muttefekun alejhi.

Në Sahih Buhari është ky transmetim: “Njeriu i penduar ishte më afër vendit të ibadetit vetëm për një pëllëmbë, prandaj u llogarit si banor i xhennetit.” Po ashtu, në Sahih Buhari i shtohet edhe ky citat: “Allahu e urdhëron këtë tokë të largohet, kurse tokën tjetër që të afrohet, pastaj tha: “Mateni largësinë e dy vendeve” dhe engjëjt panë se i penduari është vetëm për një pëllëmbë më afër vendit të adhurimit, prandaj iu falën mëkatet.” Kurse në një transmetim tjetër thuhet: “Me gjoksin e tij ishte i drejtuar nga vendi i pendimit.”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit