3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Njeriu që vrapoi 563 kilometra pa u ndalur

Më të lexuarat

‘Super njeriu’ Dean Karnazes mund të vrapojë mbi 563 kilometra pa u ndalur fare, e krejt kjo si rezultat i një gjendje gjenetike që ai ka.

53 vjeçari ka diçka të rrallë që i lejon trupit të tij që shumë shpejtë ta largojë acidin laktik nga sistemi i tij, para se të grumbullohet në muskuj.

E kjo i mundëson atij që të garojë edhe në garat më të gjata në botë. Karnazes ka garuar në 50 maratona në 50 shtete të botës në vitin 2006.

Ai po ashtu kishte marrë pjesë në nj maratonë në polin jugor ku temperatura ishte -13 gradë celsius.

Dean kishte kaluar distancën prej 563 kilometrave për një periudhë prej 80 orëve e 44 minutave, pa bërë asnjë sy gjumë, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit