2.5 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Njeriu që pretendon se vera duhet të jetë hallall

Më të lexuarat

Erdhi një njeri tek dijetari Ijas Ibën Mu’avijeh (një gjyqtar i mirënjohur Musliman që jetoi në vitin e dytë hixhrij në Basra, i cili njihej për posedimin e zgjuarsisë së madhe – sh.p.), ta pyes diçka:

Njeriu: Cili është hukmi islam në lidhje me verën?

Gjyqtari: Është e ndaluar, haram.

Njeriu: Por si qëndron puna me ujin?

Gjyqtari: Është i lejuar, hallall.

Njeriu: Po me hurmat dhe rrushin?

Gjyqtari: Ato janë të lejuara, hallall.

Njeriu: Si mund të gjithë këto përbërës që janë hallall, dhe kur ti kombinosh ata, të bëhet haram?

Gjyqtari e shikoi njeriun dhe i tha: Nëse ju godas me një grusht pluhur (papastërtie), a mendon se do t’ju lëndoj?

Njeriu: Jo, nuk do të më lëndosh.

Gjyqtari: Por me një grusht kashtë nëse ju godas?

Njeriu: Jo, nuk do të më lëndosh.

Gjyqtari: Po të godas me një grusht ujë?

Njeriu: Me siguri nuk do të më lëndosh.

Gjyqtari: Por nëse i përziejmë ato përbërës dhe bëjmë me ta një tullë dhe mandej të godasë me të, a do të lëndoj?

Njeriu: Do të më lëndojë, bile edhe mund të më vras!

Gjyqtari: I njëjti arsyetim vlen edhe për atë që më pyete!

Burimi: Islamcan

Përshtati: Lutfi Muaremi

(Islampress)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit