Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë:
“Një njeri kishte shkuar për ta vizituar vëllanë e vet (musliman jo nga gjaku) në një fshat, pastaj Allahu pas tij e dërgoi një melek, kur meleku iu afrua i tha: Ku shkon? E ai tha: Dua ta vizitoj vëllanë tim.
Meleku i tha: A ke ndonjë lidhje me të që ju bashkon?
Ai i tha: Asgjë tjetër përveç që e dua për hir të Allahut të Plotfuqishëm! Atëherë meleku i tha:
Unë jam i dërguar prej Allahut tek ti për të treguar që Allahu të do ty për shkak së ti e do vëllanë tënd për hir të Tij”
Transmeton Muslimi