Tommy Edison është i verbër, por i pëlqen që ta përdor aplikacionin për editim dhe shpërndarje të fotografive, Instagram.
“Është një lloj argëtimi për mua, unë kurrë nuk kam pasur një kamerë më parë,” thotë ai në një video në YouTube. Në video, Edison shpjegon se si ai e përdor Instagram-in për të realizuar, edituar dhe shpërndarë fotografitë që ai i bën me Instagram.
Edhe pse ai nuk mund t’i shohë fotografitë, Edison thotë që ka marrë disa komente interesante për fotografitë që ai i ka postuar. Duke përdorur veçorinë për “qasje” në pajisjen e tij iPhone, Edison mund ta bëjë të mundshme që Siri të lexojë me zë të lartë çfarëdo që ai prek, nga aplikacionet deri tek filtrat për të shpërndarë gjëra në rrjete shoqërore.
Kjo e bën pajisjen iPhone të qasshëm për individët që nuk kanë aftësinë për të parë. Ai kap pamje duke përdorur njohjen e tekstit.
Jo vetëm të gjitha fotografitë që ai i bën janë të mira, por komentuesit ia lejojnë atij të dijë se çfarë munden njerëzit të shikojnë në komente. Madje, Edison duket që e pëlqen shumë këtë punë.
Përveç që e përdor Instagram-in, Edison ka po ashtu një kanal në YouTube në të cilin ai flet për “pjesët argëtuese për të qenit i verbër” dhe shpjegon se si ai gatuan për veten dhe si i bën gjërat e tjera. Janë disa aplikacione të tjera për njerëzit e verbër.
Një aplikacion i dobishëm është që ndihmon në emërtimin e monedhës që po e mbani në mënyrë që të bëhet parandalimi i mashtrimit. Aplikacioni tjetër përdor të dhënat në Foursquare për të ndihmuar njerëzit e verbër që të mund të orientohen nëpër rrugë. (PC World Albanian)