NJERI I MADHË – tregim mësimdhënës
Çdokush mund të jetë njeri i madh… sepse çdokush mund të jetë i dobishëm. Nuk ka nevojë të keni diplomë apo të shpreheni drejtë që të jeni të dobishëm. E vetmja gjë që keni nevojë është zemra e mirë dhe shpirt përplot dashuri.
Një ditë ndërsa kthehej prej shkolle, djaloshi i vogël i quajtur Muhamed vërejti para vetes një nxënës të cilit i ranë nga duart librat, xhaketa, shkopi i bejsbollit, dorezat dhe magnetofoni i vogël. Muhamedi u përkul t’i ndihmojë djaloshit dhe meqë shkonin në drejtim të njëjtë, i ndihmojë edhe t’i mbajë ato.
Deri sa ecnin së bashku, Muhamedi mësoi se djaloshi quhej Ahmed, i admiron video-lojat, bejsbollin dhe historinë. Gjithashtu mësoi se kishte problem me disa lëndë në shkollë dhe ka probleme familjare.
Kur arritën tek shtëpia e Ahmedit, ai e thirri brenda të pinë diçka dhe të shikojnë televizor. Pasditja u kaloi në disponim të këndshëm. Bënin shaka e biseduan dhe në fund Muhamedi shkoi në shtëpi.
Pas asaj dite ata vazhduan të takohen edhe në shkollë, disa herë hëngrën së bashku drekë. Pas mbarimi të shkollës së mesme u regjistruan në fakultet, ku vazhduan rregullisht të takoheshin meqë u bënë miq të pandashëm.
Disa ditë para se të përfundonin fakultetin, Ahmedi e luti Muhamedin të ulen dhe të flasin.
Ahmedi ia kujtoi ditën kur për herë të parë u takuan…
“A të kujtohet përse i mbaja të gjithë ato gjëra? Shiko, atë ditë kisha zbrazur dollapin e shkollës ku mbanim gjërat personale ngase nuk dëshiroja të lë pas vetes rrëmujë. Dëshiroja të shkojë në shtëpi dhe ti pi hapat e gjumit të cilat i përdorte nëna ime kundër dhimbjeve dhe të mos zgjohem kurrë. Por pasi që kaluam së bashku një kohë të këndshme, kuptova se sikur të vetëvritem, do të më mungojë koha e mirë që kalojmë bashkë. Prandaj, vëllai im Muhamed, atë ditë kur më ndihmove nuk i mblodhëm vetëm gjërat, por bëre diçka shumë të madhe, ma shpëtove jetën.”
Përshtati: Lutfi Muaremi