3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Njerëzit në epokën moderne janë gjithnjë e më agresivë, i nervozon edhe pritja tek mjeku

Më të lexuarat

Për shkak të stilit modern të jetesës rriten edhe pritjet dhe nevojat e njerëzve. Shkencëtarët kanë zbuluar që kjo është arsyeja për shkak të së cilës njerëzit në epokën moderne nervozohen shumë më lehtë dhe zemërohen dhe për shkak të gjërave më triviale fillojnë të shfaqin agresion.
 
Shkencëtarët nga Universiteti Central Lancashire kanë vërtetuar që njerëzit agresivitetin shpesh e shprehin edhe kur nuk është aspak e nevojshme.
 
Në epokën moderne njerëzit as nuk janë të vetëdijshëm se sa e lehtë është jeta e tyre. Shumë më pak energji investojnë në disa gjëra sesa paraardhësit e tyre.
 
Kështu, njerëzit më herët çdo ditë kanë bërë luftë për të mbijetuar, të gjejnë apo gjuajnë ushqim dhe sigurojnë strehim. Kjo luftë për mbijetesë ka shkaktuar agresivitet dhe zemërim te njerëzit, ndërsa sot kur njerëzit nuk kanë arsye të vërtetë për shqetësim dhe agresion, zemërohen edhe reagojnë si fëmijë të lazdruar edhe në situatat më së paku të rëndësishme.
 
Shkencëtarët kanë theksuar që ngjarje krejtësisht të parëndësishme shpesh nxisin te njerëzit madje edhe reaksione dhune. Kështu njerëzit zemërohen lehtë dhe humbin nervat për shembull kur kompjuteri i tyre ngadalësohet. Kur duhet të presin në rend te mjeku dhe kur bllokohen në tollovi të trafikut.
 
Është përpiluar edhe lista e gjërave për shkak të të cilave njerëzit sot zemërohen më së lehti dhe bëhen agresiv:
 
Pritja te mjeku
Tollovia në trafik
Tollovia në transportin publik
Kur miqtë e tyre bëjnë shaka për “temat e ndjeshme”
Kur nuk i marrin prapa paratë e huazuara
Kur akuzohen gabimisht
Kur duhet të pastrojnë “bërllokun” e dikujt tjetër
Kur presin shumë gjatë në linjë telefonike për t’u lidhur me personin e kërkuar ose sektorin e ndonjë firme
Kur dikush i orienton në drejtim të gabuar
Kur ua vjedhin kuletën apo ndonjë gjë tjetër të çmuar./Koha.net
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit