3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Njerëzit janë më produktivë kur janë më të lodhur

Më të lexuarat

Je një person mëngjesi sepse s’ke nevojë as për alarm e as për kafe për tu zgjuar shpejt dhe plot shkëlqim. Arrin të shkrihesh në punën që bën përpara se pjesa më e madhe e njerëzve të zgjohen dhe nëse është kështu je personi i parë që shkon në zyrë. Kulmi i produktivitetit tënd varet nga dielli.

Apo ndoshta je një kukuvajkë nate, sepse zakonisht ti e ha darkën në orën 21:00 dhe pjesa më e madhe e punës dhe emaileve që ke për të nisur kanë përsipër një pusullë, “Pas mesnate”.

Pjesa më e madhe e njerëzve e identifikojnë veten tek njëra nga këto kategori, duke u nisur nga, “kam më shumë nga kjo sesa nga ajo”. Ne dimë gjithashtu që mungesa e gjumit kur ne jemi jashtë zonës sonë është një vrasës i produktivitetit. Por ndodh shpesh që produktiviteti dhe koha që ajo arrin majat nuk ka fiks të bëjë me këtë që sapo thamë. Sipas një studimi të bërë nga Mareike Wieth dhe Rose Zacks e publikuar në gazetën shkencore ‘Thinking & Reasoning’, njerëzit janë më shumë produktive kur janë më të lodhur.

Subjektet e studimit iu kërkua të përcaktonin veten si njerëz të mëngjesit apo të natës, dhe të përcaktonin se cilën pjesë të ditës dinin ata se kishin me produktive.

Pas kësaj atyre ju dhanë situata të caktuara për tu zgjidhur gjatë pjesëve të ndryshme të ditës, rezultatet ishin të habitshme. Ata arritën rezultate më të mira në zgjidhjen e situatës së dhënë gjatë periudhës së ditës që ata e kishin përcaktuar vetë si jo të mirë. Pra njerëzit e ditës i dhanë zgjidhje problemeve më mirë gjatë mbrëmjes dhe anasjellas.

Arsyeja e këtij rezultati është sepse truri kur është në gjendje vigjilente, ka efiçencë në filtrimin e çdo stimuli që vjen nga jashtë duke u përqendruar kështu në gjënë që kanë për të zgjidhur. Ndërsa kur truri është i lodhur ai arrin në një gjendje të mendimit të zgjeruar, duke mos pasur barriera ndaj një sërë informacionesh dhe mënyrash se si mund t’i interpretosh ato. Kjo gjendje e hapjes së mendimit mund të quhet edhe mendimi kreativ.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit