3.4 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Një zjarr pylli në Keratea përfshiu vendbanimet –

Më të lexuarat

Një zjarr pylli që shpërtheu në Keratea, rreth 50 kilometra larg nga Athina, kryeqyteti i Greqisë, ka përfshirë edhe vendbanimet aty pranë.

Ministria e Mjedisit dhe Mbrojtjes Civile e Greqisë dërgoi një mesazh urgjent qytetarëve, duke kërkuar evakuimin e disa vendbanimeve, përfshirë Paliokamariza, Lavriotiki, Markati, Plaka dhe Panorama pranë Kerateas.

Zyra e kryebashkiakut të Lavriotikit paralajmëroi se zjarri tashmë kishte përfshirë edhe shtëpitë në atë rajon.

Zjarrfikësit po përpiqen t’i shuajnë flakët nga ajri dhe toka, por përpjekjet po vështirësohen nga erërat e forta.

Keratea ndodhet në kodrat e pjesës juglindore të gadishullit të Atikës, rreth gjashtë kilometra në perëndim të bregut të detit Egje.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit