2.2 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Një toger policie dhe tre qytetarë arrestohen për arin e Pejës

Më të lexuarat

Një toger i Policisë dhe tre qytetarë janë arrestuar në një aksion 14 orësh të Inspektoratit Policor të Kosovës.
Gjithashtu janë konfiskuar 13 kilogramë ari i pastër dhe 27 kilogramë lëndë e përpunuar ari.

Këto lajme i ka dhënë Inspektorati Policor i Kosovës në një konferencë të jashtëzakonshme shtypi në orën 01:30 minuta pas mesnate, transmeton koha.net. Kryeshefi ekzekutiv i këtij institucioni, Fitim Shishani, ka thënë se po hetohet nëse ari i konfiskuar është ai që është vjedhur në Dhomën e Dëshimeve në Pejë.

Aksionin e madh të Inspektoratit Policor e ka ndihmuar edhe Drejtoria për Krime Ekonomike dhe Korrupsion e Policisë së Kosovës. Shishani ka thënë se Inspektorati është i përkushtuar për të monitoruar vazhdimisht sjelljen e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës. Ai nuk ka pranuar asnjë pyetje nga gazetarët.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit