1.4 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Një telefonat nga Zvicra në Kosovë, 18 herë më i shtrenjtë se një telefonat në Serbi

Më të lexuarat

Që nga qershori i vitit të kaluar, konsumtorëve të telefonisë M-Budget Mobile u duhet të paguajnë dukshëm më shumë për telefonatat që bëjnë nga Zvicra në Kosovë. Shkak për këtë anomali duket të ketë qenë një gabim deri tash i pa vënë re teknik.

Një bisedë telefonike nga Zvicra në Kosovë, nga vera e kaluar kushtonte papritmas 18 herë më shtrenjte se më parë, gjegjësisht 4.5 franga në minutë. Arsyeja e kësaj ngritjeje të përnjëhershme të çmimit, ka qenë, sipas Migros-it, një gabim i bërë pas ndryshimit të kodit telefonik të Kosovës, shkruan blick.ch., portal i cili pohon ta ketë zbuluar dhe denoncuar këtë parregullsi.

Në vend të 25 centëve, 4.50 franga minuta!

Vetëm rreth 5 minuta ka zgjatur biseda telefonike që Blerina Aliti* nga Kantoni Aargau kishte zhvilluar me vëllain e saj të shtruar në një spital, në Kosovë, transmeton albinfo.ch. Por, kur kishte marrë faturën në fund të muajit, ajo nuk u kishte besuar syve të saj. Një shërbim që më parë kishte kushtuar vetëm disa rapë (centë) më shumë se në rrjetin vendor, tash papritmas kishte “kërcyer” në 30 franga mbi çmimin e zakonshëm.

Aliti jeton në Zvicër tash 32 vite. Ajo ndihet e trajtuar në mënyrë jokorrekte nga M-Budhget Mobile. “Për të telefonuar në të gjitha shtetet tjera të Ballkanit, tarifat kanë mbetur të njëjta. Dhe vetëm për Kosovën, përnjëherë vlejnë çmime shumë më të larta. Kjo është zhvatje!”, thotë ajo, përcjell albinfo.ch.

Në fakt, këtë dallim të madh çmimi e provon edhe një shikim i thjeshtë në listën e çmimeve për klientët e M-Budget-Mobile. 4.50 franga në minutë duhet t`i paguajë ai që telefonon me celular nga Zvicra në Prishtinë. Sa për krahasim: në shtetet fqinje si Shqipëria ose Serbia ose madje edhe Kroacia, kjo kushton vetëm 25 raoë në minutë, e që është 18 herë më pak.

Por si ka mundur të ndodhë kjo?

Në Migros tregohen fillimisht të befasuar nga kjo pyetje e Blick-ut. Vetëm pas sqarimeve të bëra me partnerin Swisscom kuptohet se: për shkak të një gabimi, konsumatorët kanë paguar shumë më tepër për telefonatat e tyre në Kosovë. “Nga ajo që mund të dimë aktualisht, Kosova, për shkak të kodit të saj të ri telefonik ka “rrëshqitur” në një zonë më të lartë tarifore”, ka thënë zëdhënësja e Migrosit, Christina Maurer.

Siç dihet, Kosova ka ndërruar kodin e saj në qershor të vitit 2018, duke e bërë +383. Sipas Migrosit, ngritja e gabuar e çmimit deri tash kishte mbetur e pazbuluar. Por, tash ata duan të veprojnë menjëherë. “Ne do ta përshtasim tarifën e gabuar që nga fillimi i majit”, siguron Maurer. “Duke filluar nga atëherë, konsumatorët do të mund të telefonojnë në Kosovë me tarifën e vjetër, pra me 25 centë në minutë.

Do të zhdëmtohen të dëmtuarit

Në Migros ndihen keq për incidentin dhe u kërkojnë falje klientëve. Dhe, për të gjithë ata që gjatë muajve të kaluar kanë paguar më tepër, ka një lajm të mirë. Sipas Migrosit, të gjithë abonuesve të prekur, shuma e llogaritur gabimisht, do t`u kthehet (rimbursohet) automatikisht nga Swisscomi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit