1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Një studim mbi konvertimin e danezëve në Islam

Më të lexuarat

Nga dy hulumtues është kërkuar të zbulojnë pse 3.000 deri në 5.000 danez etnik janë konvertuar në fenë islame vitet e fundit. Këta dy hulumtues kanë filluar një studim në shkallë të lartë për të nxjerrë një përfundim në pyetjen se pse mijëra etnik danez me vetdëshirë janë konvertuar në islam që nga viti 1990.

Megjithëse nuk ka një numër ekzakt të figurave të konvertuarve danez në islam, hulumtuesit nga projekti “Islamic Conversion in Denmark” thonë se numri i tyre është përafërsisht midis 3.000 deri në 5.000 vetë.

Hulumtuesit kanë bërë intervista kualitative me disa qindra danez të konvertuar dhe janë duke shpresuar që një pyetsor që do ti shpërndahet 500 të konvertuarve do të hedh dritë mbi motivet e tjera për konvertimin në fenë muslimane.

Tina G. Jensen, PhD, e Institutit Antropologjik të Danimarkës, ka bërë studime në këtë fushë dhe i ka ofruar gazetës ditore Jyllands-Posten mendimin e saj mbi këtë: ”Unë mendoj që shumë njerëz ndjejnë që një farë religjoziteti është i mangët në jetët e tyre ditore. Angazhimi fetar është i konsideruar si jashtë mode në shoqërinë tonë. Njerëzit gjithmonë kanë pretenduar se feja është në rënie në shoqëritë moderne dhe laike por ajo sa po ka marrë forma të tjera. Islami është një nga fetë më të mëdha në Danimark, e dyta pas krishterimit dhe ofron një sens fetarë komuniteti dhe gjithashtu edhe më tepër vlera tradicionale” ka shpjeguar Jensen.

Kërkuesja e përshkroi kovertimin danez në islam si një lloj tjetër integrimi. ”Danezët aktualisht kanë përqafuar fenë dhe kulturën e emigrantëve. Të rinjtë, në veçanti ata të moshës midis 15 dhe 30 vjeç, janë duke u konvertuar. Këta janë shpesh shumë reflektiv, të edukuar mirë për të cilët konvertimi ka qenë një mjet për të qënë një person modern dhe që aktivisht t’i përkasë një feje. Konvertimi mund gjithashtu të jetë një ndëshkim kundër botës moderne në të cilën botë gjërat janë të paqëndrueshme, vlerat janë të shëmtuara dhe asgjë nuk është e sigurtë” ka thënë Tina Jensen.

Imami Abdul Vahid Pendersen u kthye në islam para më tepër se 12 vjet. Në atë kohë, ai ka njohur 15-20 danez në të njëjtën situatë por ka shënuar disa shkaqe për interesin në rritje për islamin. ”Një arsye është që ne kemi një gjeneratë të tërë të të rinjve në Danimark të cilët janë rritur përkrah muslimanëve” ka thënë Abdul Vahid Pedersen.

Është kjo një influencë reciproke. Ndërsa shumë të lindur dhe të rritur muslimanë nuk e ndjenjë si diç të veçantë afërsinë ndaj fesë, jo-muslimanët janë të thelluar në bindje të fuqishme fetare të fesë. Ka gjithashtu çështje të zemrës që veprojnë-disa njerëz bien në dashuri me fenë e dikujt tjetër” ka thënë Pendersen.

Tina G. Jensen dhe Abdul Vahid Pendersen kanë thënë se kanë parë çështje më çështje konvertimin e danezëve në islam në prag të kritikimit masiv të fesë. Shumë njerëz lexojnë Kur’anin vetëm për të parë se a është aq i keq sa thuhet. ”Përqëndrimi madhor në islam ka një efekt ngjitës madje përkundër asaj se shtypi në përgjithësi është negativ ndaj tij. Njerëzit eksplorojnë fenë sepse ata duan të dinë se çfarë është ajo që tërë bota nga ajo është e frikësuar” ka thënë Abdul Vahid Pendersen.

Projekti i kërkimit i udhëhequr nga PhD Tina G. Jensen dhe Kate Ostergaard është i finacuar nga Këshilli i kërkimeve humanitare të shtetit (danez sh.r.) dhe është thënë se do të përfundojë në vitin 2006.

Marrë nga: “The Copenhagen Post”

Përktheu: Ammar Ardit Kraja

“The Copenhagen Post”,
13.8.2004

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit