Një shumë prej 400 eurosh është vjedhur nga xhamia e Tususit në Prizren. Policia e Kosovës përmes një komunikate thotë se informatën e kanë pranuar nga myezini i Xhamisë së Tususit.
Myzeini ka treguar se hajnat kanë thyer arkën ku ruheshin paratë e bamirësisë.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmë vonë dhe sipas hetuesve të cilët kanë kryer hetimet nuk ka të dyshuar gjer më tani.
Në komunikatë thuhet se Policia po punon për zbardhjen e rastit
/Info Islame