Një shpërthim i fuqishëm buçitit sonte në mbrëmje në kryeqytetin e Jemenit, Sana’a, njofton kanali televiziv “Al Jazeera”.
Shpërthimi ndodhi në një zonë prestigjioze banimi, ku ndodhen shtëpitë e biznesmenëve dhe politikanëve të shquar të vendit.
Policia rrethoi vendin e ngjarjes. Nëpunësit e forcave të sigurisë u detyruan të qëllonin në ajër për të larguar nga vendi i shpërthimit kuriozët e shumtë.
Aktualisht nuk ka informacion rreth shkaqeve të shpërthimeve dhe viktimave të tij.