Një mekanizëm i fuqishëm eksploziv detonoi natën në të gdhirë të së enjtes pranë një postblloku policie në periferi të qytetit të Hasavjurt në Dagestan (republikë kjo në përbërje të Federatës Ruse). Si pasojë 3 policë u vranë dhe 4 të tjerë u plagosën.
Sulmi, sipas të dhënave paraprake, u krye nga një sulmues musliman, që luftojnë kundër okupimit rus dhe forcave pro ruse. Shpërthimi ndodhi gjatë kontrollit të makinës së ndaluar “Lada Priora”. Shërbimi për shtyp i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Dagestanit njoftoi më parë se policia gjoja ka arritur të parandalojë sulmin e planifikuar brenda në qytet.