0.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Një serb i Kosovës lirohet nga akuzat për krime lufte

Më të lexuarat

EULEX-i njoftoi se një gjykatë në Prishtinë, shpalli të pafajshëm nga akuzat për krime lufte një pjesëtar të komunitetit serb.

Misioni i Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit njoftoi se një trup gjykues i drejtuar nga ky mision shpalli të pafajshëm nga akuzat për krime lufte një pjesëtar të komunitetit serb.
I akuzuar për krime lufte kundër popullatës civile, Aleksandër Bullatoviç, u la i lirë pasi që trupi gjykues ka përfunduar se “provat e paraqitura janë të pamjaftueshme për të dëshmuar se i pandehuri ka kryer veprën me të cilën ngarkohej”.

Ai ishte akuzuar për pjesëmarrje në një grup, për të cilin pretendohet se ka keqtrajtuar një person civil, në Fushë Kosovë, në prill të vitit 1999. Më vonë i keqtrajtuari, Xheladin Idrizi, ishte gjetur i vrarë.

Aleksandër Bullatoviç, ishte arrestuar në gusht të këtij viti në vendkalimin kufitar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në Merdarë./voa

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit