1.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Një rrugë në Pejë do të mbajë emrin e dijetarit Abdul Kadër Arnautit

Më të lexuarat

Asambleja komunale e Pejës ka votuar unanimisht për emërtimin e një rruge në qytetin e Pejës,me emrin e dijetarit Abdul Kadër Arnauti.

Lëvizja “Bashkohu” ka njoftuar se më 31 tetor 2012,Asambleja komunale e Pejës ka votuar unanimisht kërkesën e Lëvizjes “Bashkohu”,ku është emërtuar një rrugë me emrin e dijetarit shqiptar i cili kishte prejardhje nga Vrella e regjionit të Pejës.

Noli Zhita,kryetar i Lëvizjes “Bashkohu” në Pejë,thotë se emërtimi i rrugës është një pikë pune në krahasim me veprat e dijetarit shqiptar.
Zhita thotë se identitetit mysliman shqiptar duhet t’i jepet pjesë më e madhe në fushën e emërtimeve në qytetet shqiptare.Gjithashtu ai ka falenderuar Asamblenë komunale të Pejës për votimin e kërkesës,dhe një falenderim i veçantë për komunitetin boshnjak në krye me ish ministrin e shëndetsisë Dr. Numan Baliq për votimin dhe mbështetjen që bëri.

Qytetarët e Pejës e kanë mirëpritur votimin duke e vlerësuar Asamblenë komunale të Pejës,pejanët ndihen krenarë që një dijetar si Abdul Kadër Arnauti vjen nga regjioni i tyre,duke u shprehur se shqiptarët me vdekjen e dijetarit kanë humbur shumë,por kanë fituar duke i përkujtuar veprat e dijetarit dhe emrin e tij.

Abdul Kadër Arnauti ishte personalitet shumë i madh në vendet islame.Edhe pse jetonte në vendet arabe,ai kurrë nuk e harroi kombin dhe gjuhën e tij.ekuiliber/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit