-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Një profesor egjiptian tregon ngjarjen në të cilën ai vet ishte dëshmitar

Më të lexuarat

Një profesor egjiptian tregon ngjarjen në të cilën ai vet ishte dëshmitar

“Sapo arrita në Kajro, menjëherë shkova në xhami që ta fali namazin e xhumasë. Në sy më ra një djalosh, i cili ishte mbështetur në minber. Në shikim të parë, mu duk simpatik, iu afrova, u njoftuam dhe u shoqëruam. Pas një kohe, unë përsëri shkova në atë xhami për xhuma.

Pas namazit të xhumasë e takova babanë e djalit dhe menjëherë e pyeta për djalin. Sapo e përmenda, ai filloi të qajë … “Subhan Allah, çfarë ka ndodhur?”, e pyeta.

“Djali im ka vdekur”, më tha ai me një gjysmë zëri. Mbeta i ngurtësuar, nuk dija çfarë t’i them.

“Të Allahut jemi dhe te Ai do të kthehemi”, i thash me zë të vogël.

Duke i fshirë lotët, babai më tha: “Vëllai im, nuk qaj për shkak të vdekjes së tij, por për shkak të gjendjes së tij. Të gjithë ishim dëshmitarë për qëndrimin e tij ndaj veprave të mira.

Paratë e kursyera gjithmonë i shpenzonte në vepra të mira. Ai dinte të blinte një audio kasetë me ligjërata, dhe pasi ta dëgjonte ua shpërndante të tjerëve që ta dëgjojnë. Një pjesë të kursimeve i fuste në kutinë për të varfrit në xhami, ndërsa me pjesën tjetër blinte gjëra ushqimore dhe ato ua ndante familjeve të varfra.”
“Më trego si vdiç?” e pyeta shkurt.

Babai vazhdoi: “Atë të premte, ishte xhumaja e parë e muajit të Ramazanit, hyri në banjo… u pastrua, veshi rroba të bardha, u parfumos, dhe i tha nënës se do të shkoj më herët për të arritur në Safin e parë. Disa metra para xhamisë, papritmas u shfaq një makinë… e goditi dhe përfundoi në spital. Mjekët luftuan për jetën e tij, por nuk kishte shpëtim, Allahu kishte vendosur ndryshe. Mjekët na thanë se gjendja e tij nuk do të zgjas shumë, dhe për çdo moment ai mund të vdes.

Qëndronim afër shtratit dhe prisnim caktimin e Allahut. Në ato momente nga minarja e xhamisë u dëgjua ezani. Ai hapi sytë, shikoi lart në dritaren prej nga vinte zëri i thirrjes për namaz, ngriti gishtin e tij tregues, shqiptoi shehadetin dhe pastaj mbylli sytë përgjithmonë. Shpirti iu nda nga trupi, por në fytyrën e tij mbeti buzëqeshja.

Agjëroi, u pastrua, u parfumos dhe u nis për në xhami… para derës së xhamisë u pengua… në fund nga kjo botë u nda me shehadet.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit