Një mango për nuse
(Një pamje intime e një martese myslimane)
Nancy bint Ronald
Përktheu Ardit Kraja
Shtëpia e babait tim ishte në një gjendje më të hareshme sesa zakonisht. Ne ishim gjashtë fëmijë nga e njëra familje, po, ne tani jemi rritur. Kur jemi në shtëpi, ne nuk jemi më të vërtetë të rritur, gjashtët dhe familjet tona po kalonim një kohë të mirë në shtëpi, zhurma dhe kaosi ishin me të vërtetë të mrekullueshëm. Djali im, Ademi, ishte më i vogli dhe me të në duar unë u ula në kuzhinë, duke parë nënën dhe motrat e mija të mëdhaja duke prerë patlixhanët për mahshi (gjellë arabe) dhe duke u përpjekur të mos i lejonin fëmijët më të mëdhenj të futnin duart nëpër kusia dhe tasat të grumbulluar në tavolinë.
“Mos e ha atë, do ta llastosh oreksin dhe nuk do të mjaftojë më vonë për të gjithë”. Nipi im Aliu vetëm vrenjti fytyrën nga kritika ime dhe përderisa unë nuk mund ta ndiqja më djalin në dorë, unë vetëm u dorëzova ndërsa ai kapi një pjesë nga ëmbëlsira me frytet e kaktuseve. Unë isha e butë, e paaftë të vija ndonjë autoritet në zërin tim. Unë kisha një dobësi për tin shoki (gjellë arabe) dhe unë duhet të duroja dëshirën për t’i kërkuar atij të më sjellë një për mua. Djali im më habiti në atë moment duke vjedhë në veshjen time, kështu i vura mënjanë mendimin për të ngrënë dhe mora peshqirin.
“Ah, gëzimet e amësisë”. Unë me të vërtetë nuk po ankohesha sepse djali im ishte gëzimi më i madh i jetës time. Gëzimi tjetër më i madh do të ishte të shihja vëllain tim të vogël Beshirin të martohet, e cila ishte e gjithë potera që po ndodhte në shtëpi. Kur ai u kthye nga një udhëtim nga jashtë dhe na lajmëroi se donte të vetëvendosej, ne të gjithë ishim pamasë të gëzuar po edhe në ankth. Ai ishte më i vogli i familjes tonë, djali i vetëm, kështu gjetja e një vajze të veçantë për të do të ishte një detyrë monumentale. Ai nuk kishte ndonjë vajzë në mendjen e tij, kështu na kishte thënë, por ndjehej se ishte gati për përgjegjësitë dhe mezi nuk priste të ndërtonte familjen e tij. Unë mendoi se shtatëzania ime dhe lindja e djalit kishte të bënte me këtë vendim. Ai e kishte kuptuar se ishte i vetmi në shtëpi pa një fëmijë dhe këtë e pashë në sytë e tij kur ai mbajti djalin tim dhe luante me të nëpër shtëpi. Ai nuk ishte më i kënaqur të ishte vetëm një dajë. Ai dëshironte të bëhej baba.
“Epo, baballarët duhet të bëhen bashkëshortë së pari”, nëna ime i tha atij kur ai e hapi muhabetin. “Do të hajë pak kohë derisa të gjejnë një që të përshtatet ty. Ajo duhet të jetë e devotshme, e zgjuar dhe tamam, e mirë. Unë do ta njoh kur ta shoh atë”. Me këtë fjalë, kërkimi vazhdoi. Së pari, nëna ime shkoi në dhomë tek babai im, i cili kishte qenë në xhami duke ju lutur Allahut që ta ndihmojë atë të gjejë një nuse për djalin e tij të dashur. Pastaj ajo i “dogji” të gjitha linjat e telefonit duke thirrur vëllezërit dhe motrat e saja, kushërinjtë e largët dhe shoqet e vjetra. Vajzat sugjeruan dhe takimet u bënë. Pyetjet e para u ngushtuan. A vesh ajo hixhab? A falet? A gatuan? Ku ka shkuar në shkollë? Asnjë nga pyetjet nuk ishin të parëndësishme dhe shumë prej “kandidateve” u eliminuan sepse kishin gabime të dukshme. Kjo nuk hante mish, ajo dëgjonte muzikë. Ato që dolën në fazën e parë u bënë subjekt i gërmimeve të afërta fizike. Flokë, thonj, dhëmbë dhe sy. Unë pritja se mos ajo po i thoshte vajzave të thyenin lajthinjat me dhëmbë ose të bënin pompa toke. Ajo ishte gjithmonë e sjellshme por shumë serioze. Kjo ishte, pas së gjithash, gruaja e cila me ndihmën e Allahut do të ndihmonte të ngrinte emrin e familjes.
Së fundmi, pas tre muajsh telefonatash, takimesh dhe shume lutjesh, nëna ime u takua me familjen e një zonje e cila dukej se qëndronte larg tufës. Ajo kishte flokë të bukur me një lëkurë të artë por bukuria ishte në mënyrë modeste e fshehur pas himarit (mbulesës islame) të cilin ajo e kishte veshur për rehati dhe jo me modë (si ata që duan t’i pispillosin mbulesat e tyre). Babai i saj ishte një doktor nga Porti Said, por familja kishte shkuar të banonte në Kairo disa vite më parë kështu që fëmijët e tij të mund të studionin në Universitetin e Azharit. Ajo e recitonte shumë bukur Kur’anin, për mendësh, por ishte shumë e turpshme dhe hezitonte ta vinte veten në qendër të vëmendjes. “Ajo gatuan aq sa mos ta lërë burrin pa ngrënë”, babai i saj thoshte duke bërë shaka, dhe ajo dukej fizikisht normale, ajo nuk të jepte të kuptohej se ishte vajzë, por një grua e formuar. Unë e takova atë në shtëpinë e saj kur vëllai im shkoi ta shikonte atë për herë të parë dhe ajo kishte një sjellje të këndshme. Ajo filloi të luante me djalin tim e cila sigurisht më bëri të hidhesha në anën e saj. Gjatë vizitës së Beshirit ajo u lejua për një shëtitje në park, larg veshëve të njerëzve por jo larg shikimit, kjo për t’i dhënë atyre mundësinë për të njohur njëri-tjetrin në vehte. Ne të gjithë i shkonin mbrapa si një kor grek duke u përpjekur të kuptonim ndryshimet në fytyrat e tyre ndërsa ata shëtitnin. Biseda e tyre u mbyll dhe miqësisht dhe gjatë kësaj kohe ne arritëm shtëpinë, dukej se një vendim ishte marrë. Ata do të vazhdojnë ta shohin njëri-tjetrin, në prezencën e një shoqëruesi, sigurisht dhe të flitnin. Asgjë nuk është vendosur rreth martesës në këtë pikë, vëllai im është një djalë i kujdesshëm, por ne e ndjemë mundësinë dhe shpresonim.
Beshiri e ka parë Buzainën tani për tre muaj dhe ishte i kënaqur nga të gjitha aspektet dhe mendonte se ajo do të ishte partneri më i përshtatshëm për ta kaluar jetën. Ata të dy e kishin falur namazin e istiharas dhe kishin folur me një hoxhë për udhëzim fetarë dhe dukej dita ditës që ne do të kishim lajme të mira. Duke i paraprirë kësaj nëna ime kishte një test final për këtë vajzë e cila mund t’i bashkohej familjes tonë. Dukej se ishte pafajësia e një fruti dhe mund të jetë një faktor vendimtarë. Kështu, ashtu siç përgatitnim ushqimin dhe rregulluam shtëpinë, ne ishim të kënaqur por pak të frikësuar, gjithashtu. Kështu që çdo gjë vendosej në këtë natë.
Pasdite zëri melodjoz i Ezanit lajmëroi hyrjen e namazit të magribit (akshamit). Babai dhe vëllai im ishin tashmë afër dhe ne po i jepnim pamjen finale tavolinës. Pastaj nëna ime udhëhoqi namazin për ne dhe në dy rekatet e para recitoi Suren en-Nisa dhe në sexhde ajo qëndroi për një kohë të gjatë, duke ju lutur Allahut dhe duke kërkuar bekimet e tij. Pastaj bëmë dhikër (përmendëm Allahun) dhe pritnim me padurim. Unë ushqeva djalin tim dhe ktheja prapa e mbrapa në prehrin tim, duke bërë duanë time që ai të kishte një nuse daje të re. Zilja e shtëpisë ra dhe nëna ime me ngadalë doli të hapte derën. Ishte Babai dhe Beshiri që po ktheheshin nga xhamia dhe familja e Buzainës gjithashtu po vinte. U desh dy herë ashensori të ngrihej e ulej që të sillte të gjithë lart, Buzainën, prindërit e saj dhe dy motrat e saja po ashtu edhe vëllain e saj. Ne ishim tufa në dhomë e pritjes ndërsa të gjithë filluan të ndaheshin (burrat nga gratë). Apartamenti ynë ishte shumë i madhe dhe me një stil të vjetër me dhoma të mëdha për të zbavitur ndarasi burrat dhe gratë, kështu ishte e lehtë për të bërë një vend për ne larg nga sytë e burrave jo mehrem (jo të afërt). Pastaj ndihmuam të shërbenim ushqimet….Nëna e pau oreksin e përzemërt të Buzainës me aprovim. Asaj nuk i pëlqenin njerëzit që bënin naze në ushqime. Motra ime Zeineb e mbajti Ademin kështu që unë mund të haja pa frikën se mos më dirdhej salca mbi të dhe unë mbarova së ngrëni kur nëna solli mangot që ajo i kishte fshehur nën shtratin e saj për disa ditë. Ne të gjithë e dinim se ku ishin, por nga frika e ndonjë shpute në duar, ose më keq, nuk i kemi prekur. Parfumi i frutit mbushi dhomën po ashtu na kujtoi edhe testin që kishte ndër mend nëna.
Buzaina nuk e dinte natyrën e testit por të gjithë pritnin me padurim duke u përpjekur të mos dukeshin më tepër të interesuar se zakonisht nga tasi i madh i gjelbërt përpara nesh. Nëna vendosi dy mango të mëdha në një pjatë dhe ja kaloi Buzanës, bashkë me një thikë të vogël. Sytë e Buzainës shkëlqenin si një formë falënderimi.
“Këto janë të bukura. Ju paskeni gjetur mangot më të mira të tërë Kairos. Dhe mua më pëlqen shumë ky varietet. Më përkujton mua shëtitjen në park me babanë kur unë isha një vajzë e vogël. Ne ishim grumbulluar nga rrugët dhe përpiqeshim ta qëllonim frutin nga poshtë. Unë do të bëja gara me vëllezërit e mi për të marrë atë që binte. Jo shumë feminile, besoi, por kur vjen puna tek mangot, unë kam një tendencë shumë garuese.”. ajo tha me një të qeshur. Ne të gjithë u qetësuam. Ajo i pëlqente mangot! Ne shkëmbyem shikimet dhe atëherë të gjithë sytë u përqendruan tek Buizana ndërsa ajo mori një nga frutet. Ajo me shpejtësi i vuri thikën mangos duke e prerë nga mesi. Pastaj ajo e vendosi thikën në pjatë dhe mori mangon në dy duar, duke i ndarë me forcë gjysmat në drejtime të kundërta. Ata u ndanë, njëra anë doli me një gropë në midis ndërsa tjetra i ngjante një kapaku të vogël me disa fije të frutit. Ajo uli më të madhën nga pjesët dhe pastaj filloi gërmonte mishin e frutit me një lugë që ja dha nëna. Tërësisht e pavetëdijshme ajo gërmonte frutin dhe ajo dha një shikim të lumtur ndërsa tha bismilah dhe hëngri kafshatën e parë.
“Elhamdulilah, është e mrekullueshme. Është si një shije xheneti”. Ne të gjithë qeshëm dhe Zeineb më ktheu djalin dhe shpërndau pjatat dhe thikat kështu që ne të ndanim këtë kënaqësi. Ne ishim duke prerë frutet ndërsa Zeineb u kthye, duke i bërë nënës me shenjë përpara se të ulej në karrigen e saj dhe duke na parë me një sy dinak, mori gjysmën tjetër të frutit. Natyrisht, mangoja u shpërnda në fytyrën e saj. Ajo shikonte shumë e lumtur. E cila bëri me shenjë se çfarë do të ndodhte më vonë. Atëherë një trokitje e fortë e derës u dëgjua. Ndërsa të gjithë ne rregulluam hixhabet, Buizana u ngri ndërsa zëri i vëllait bumoi në dhomë.
“Selam ua alejkum. Hape! Dua t’i kërkoi Buizanës të martohet me mua por unë kam të drejtë ta shoh së pari. I mora leje babait të saj dhe unë kërkoi të drejtën time! Shpejt tani, më lër të hy!” Nëna shkoi tek dera dhe fytyra e Buzainës u kthye nga shoku tek mospëlqimi. Si mundet ajo ta lërë atë ta shohë në këtë mënyrë, e gjitha e mbuluar me lëngun ngjitës të mangos? Motrat e saja më kot po mundoheshin të fshihnin të qeshurat e tyre nën hixhabin e tyre dhe të gjithë dolëm në një anë duke i lënë vëllait të gjithë pamjen. Ai filloi të qeshte dhe ktheu shikimin nga nëna e tij “E shikon nënë, unë të thashë ajo është (nusja e ardhshme). Unë vë bast (nuk ka të bëjë me bastin me para) se ajo është më e bukur sesa vajzat me një ton kozmetikë. Unë vë bast se ka edhe disa fije të mangos midis dhëmbëve të saj”. Ne të gjithë qëshëm. Buzaina u mundua më kot të fshihte buzëqeshjen e saj që u përhap përmes fytyrës, ndërsa fijet e frutit filluan të dukeshin në mes të dhëmbëve të saja. Vëllai pastaj i kërkoi Buzainës të martohej me të. Të gjithë filluan ti thonim mabruk dhe të bënin dua që Allahu t’i begatojë ata dhe të sjell gëzim e hare në jetët e tyre. Po që ata i përshtateshin njëri-tjetrit kjo ishte padyshim. Testi i nënës i vuri kapakun (testi qëndron vetëm tek fakti se ajo i pëlqente mangot të cilat kishin një traditë në familje).
Kështu një muaj më pas vëllai im dhe Buizana u martuan në shtëpinë e prindërve të mi. Kur Hoxha i pyeti për mehrin, u habitëm që përfshihej një shportë me fruta mangoje nga vendi i familjes. Dhe nëse njerëzit habiteshin se pse e quajtën vajzën e vogël që lindi pas një viti “mangoja e vogël”, ne vetëm qeshnim dhe thonim se është një shaka familjare.