Me rastin e 100 vjetorit të themelimit të kompanisë BMW, kompania Mercedes Benz i dërgoi një kartolinë urimi. Sigurisht, në kartolinë nuk mund të mungonte shpirti i konkurrrencës mes dy kompanive.
Meqë kompania Mercedes Benz ishte 30 vite më e vjetër, i shkruan në kartolinë: Ju falënderojmë për 100 vitet e konkurrencës, pasi 30 vitet tona të para ishin vërtet të mërzitshme…”
Përgjigja e BMW nuk ishte më pak shpotitëse, pasi në kartolinë u stampuan foton e një kamioni transporti të madh të kompanisë Mercedes Benz, i ngarkuar me makina BMW, shoqëruar nga komenti: “Faleminderit Mercedes që transporton lumturinë e njerëzve!”