-4.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Një miliardë duhanpirës në të gjithë botën

Më të lexuarat

Edhe pse duhanpirja po bëhet më pak popullore në shumë pjesë të botës, numri total i duhanpirësve është rritur, bazuar mbi shifrat globale.

Në vitin 2012, 967 milionë njerëz tymosnin çdo ditë, krahasuar me 721 milionë njerëz në vitin 1980, të dhëna këto të marra nga 187 vende të botës.

Rritja e numrit të duhanpirësve lidhet edhe me rritjen e popullsisë botërore, bëjnë të ditur studiuesit.

Duke qenë se popullsia e Tokës ka kaluar dyfishimin gjatë 50 vjetëve të fundit, me afro 7 miliardë, është vënë re se edhe njerëzit që i nënshtrohen këtij vesi është rritur.

Disa vende të mëdha, përfshi Bangladeshin, Kinën dhe Rusinë, kanë pasur një rritje të madhe të numrit të banorëve të tyre që tymosin duhan.

E megjithatë, disa prej normave më të larta të duhanpirjes janë shënuar në vendet e botës në zhvillim, sipas raportit të JAMA, nga Instituti për Çertifikatat Shëndetësore dhe Vlerësimin (IHME) në Universitetin e Uashingtonit, në SHBA.

Por, mbizotërimi i duhanpirjes globale, ose përqindja e popullsisë duhanpirëse të botës, është ulur.

Rreth 3 në 10 meshkuj (31%) dhe 1 në 20 femra (6%) tashmë tymosin çdo ditë, krahasuar me raportet 4/10 (41%) dhe 1/10 (10%) në vitin 1980.

Sa i përket vendeve me mbizotërimin më të lartë të përdorimit të duhanit, Timori Lindor kryeson listën me 61% të popullsisë së tij, që konsumon duhan çdo ditë. Ndërkohë, ishujt e Karaibeve, Antigua dhe Barbuda, janë në fund të listës me vetëm 5%.

Disa vende, përfshi Kanadanë, Islandën, Norvegjinë dhe Meksikën, kanë qenë më të suksesshme se të tjerat, në luftën e tyre për popullsi kundër duhanit, ose persona që e kanë lënë atë.

Për sa i përket sëmundjeve, numri më i madh ka të ngjarë të jetë në vendet, që kanë si mbizotërim të duhanpirjes, ashtu dhe konsum të lartë të cigareve, bëjnë të ditur studiuesit, duke përmendur vende si Greqia, Irlanda, Italia dhe Japonia, por pa lënë jashtë edhe Kinën, Kuvajtin, Filipinet, Rusinë, Zvicrën dhe Uruguajin.

Studiuesi kryesor, doktor Christopher Murray, i cili është edhe drejtor i IHME-së, tha: “Pavarësisht progresit të jashtëzakonshëm të bërë me kontrollin e duhanit, mbetet ende shumë për të bërë”.

Organizata Botërore e Shëndetësisë bën të ditur se miliona jetë të tjera mund të shpëtohen, nëse vazhdohet me implementimin e politikave të tilla, si rritja e taksave ndaj cigareve, si dhe ligjet mbi vendet pa konsum duhani. Në nivel global, afro 6,25 trilionë cigare janë konsumuar nga njerëzit gjatë vitit 2012, krahasuar me 4,96 trilionë në vitin 1980./bs/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit