1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Një mënyrë ekologjike për riciklimin e gomave

Më të lexuarat

Miliona tonelata gomash të vjetra, përfundojnë çdo vit në grumbujt e mbeturinave industriale. Një kompani italiane ka zbuluar një teknikë të pastër, që bën të mundur zgjatjen e jetës së gomave të papërdorshme.
 
Riciklimi i gomave gjigante mund të jetë problematik, sepse përmbajnë një sasi të madhe metali. Shpërpërja e tyre është e vështirë dhe makineritë që e bëjnë një gjë të tillë, prishen lehtësisht.
 
Por kompania Greentech Innovations në Itali thotë se ka gjetur një zgjidhje ekologjike për riciklimin e rrotave të mëdha të makinave dhe kamionëve.
 
Brenda kësaj makinerie, paisje me ujë me presion vënë në shënjestër gomën e vjetëruar duke e ndarë në copëra të vogla. Ideja është që uji me presion është si një the thike që ndan gomën nga skeleti metalik.
 
Roberto Verri është inxhinier me Greentech Innovations dhe një nga shpikësit e makinerisë.
 
“Teknologjia jonë shërben për goma të mesme dhe të mëdha. Duke përdorur vetëm ujë me presion ne shpërbëjmë gomat me pompa. Kjo na jep mundësi të riciklojmë gomën dhe ta shkëpusim nga metali”.
 
Inxhinieri Verri thotë se procesi është pikërisht e kundërta e ndërtimit të gomës.
 
“Kur ndërton një rrotë makine, në fillim ndërton skeleton dhe pastaj e rrethon me gomë. Ajo që bëjmë ne nuk është gjë tjetër vecse shkëputja e gomës nga skeleti, shpërbërja e gomës dhe në fund të këtij procesi ne arrijmë të sigurojmë copëra gome të ripërdorshme”.
 
Materiali i përftuar, filtrohet, thahet, kthehet në grimca dhe i shitet kompanive që e riciklojnë duke e përdorur për objekte të tjera si pista sporti, kosha, cati, asfaltim rrugësh, rrugë bicikletash ose si një nga elementët për goma të reja.
 
Metali u shitet rafinerive ku përdoret për prodhimin e artikujve të tjerë metalikë.
 
Inxhinieri Verri thotë se procesi nuk e dëmton ekologjinë jo vetëm sepse elementë të ndryshëm të gomave mund të riciklohen por edhe sepse mënyra e riciklimit nuk ndot ambjentin.
 
“Kjo teknologji mund të konsiderohet krejtësisht ekologjike sepse funksionon ekskluzivisht me ujë me presion. Nuk ka asnjë faktor tjetër, përvec energjisë së nevojshme për të aktivizuar pompat dhe nuk ka asnjë hedhje mbeturinash mbi ose nëntokë”.
 
Greentech Innovation u themelua nga pesë inxhinierët dhe filloi punën në vitin 2012. Kostoja e menaxhimit të një kompleksi që përpunon 8 mijë tonë goma në vit, është rreth 3.5 – 4 milionë euro në vit, thotë Verri.
 
Në vitin 2011, Evropa prodhoi rreth 3.2 million tonë gomash të përdorura. Evropa është në krye të riciklimit të gomave të përdorura. 2.5 milionë tonelata goma makinash u ricikluan në vitin 2011. Përpunimi i gomave është alternativa më e zakonshme ndaj hedhjes së gomave në zona mbeturinash./VOA
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit