Tashmë ka kohë që nuk quhet më konflikt, por një masakër mbi civilët. Në më shumë se një vit luftime, rreth 26 mijë vetë kanë humbur jetën në Siri nga përplasjet e kryengritësve me regjimin e presidentit Bashar Al Asad.
Fotot e publikuara së fundi nga luftimet kanë shokuar botën. Viktimat nuk janë kryengritës dhe as ushtarakë të regjimit, por fëmijë. Pamjet shokuese janë dhënë nga mediat ndërkombëtare në qytetin Daraya.
Në këtë qytet u gjetën më shumë se 300 trupa të hedhur në varreza masive. Mes tyre një numër i konsederueshëm janë fëmijë dhe gra./BS/kohaislame