4.8 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Një luftë për pushtet në mediat serbe

Më të lexuarat

Mungesa e transparencës lidhur me pronësinë e mediave mbetet një burim polemike.

Një njësi e njohur vetëm si Grupi Lindor i Mediave bleu 50% të pronësisë në degën më të vjetër e më të stabilizuar të mediave të Serbisë, Politika Newspapers and Magazines , nga grupi gjerman i mediave WAZ, por veprimi e shtyu qeverinë e re të Serbisë të njoftojë se do të hetojë rastin

Nxjerrja e pronësisë së mediave nuk kërkohet sipas Ligjit mbi Informacionin të 2003-shit, që u miratua gjatë qeverisë së Partisë Demokratike që tani po largohet. Praktika ka ushqyer vazhdimisht spekullimet publike nëse politikanët zotërojnë në fakt mediat.

“Ky rast sugjeron praktikën e fshehjes së pronarëve të mediave e kontrolli i mediave vazhdon,” tha për SETimes Danillo Shoviç, anëtar i Këshillit për Luftën kundër Korrupsionit.

Një raport i këshillit që shqyrtoi 30 degë të mediave, tha se pronarët e nëntë nga 11 shtëpi të mediave që funksionojnë anembanë vendit nuk janë zbuluar.

Pronarët e 18 degëve të tjera janë ndërmarrje jashtë vendit, pronarët e të cilave janë gjithashtu të panjohur.

Drejtori i East Media Group, që u themelua në Moskë më parë këtë vit, është Urosh Stefanoviç, por shoqata e gazetarëve serbë pretendon se pronari i vërtetë është Mirosllav Bogiçeviç, një financier i Partisë Demokratike.

“Partia Demokratike po përpiqet të vendosë të gjitha mediat në Serbi nën kontrollin e saj. Po e bëjnë këtë me vite blerja e Politika është tani shembulli më i qartë,” tha për SETimes Nebojsha Stefanoviç i Partisë Progresiste Serbe në pushtet.

Bogiceviiç mohoi të ketë ndonjë lidhje me blerjen e aksioneve të Politika . “Nuk e di se nga vjen ideja e ngritjes së kaq shumë pluhuri duke përdorur emrin tim,” tha ai.

Zëvendës/Kryeministri i i Parë Aleksandar Vuçiç tha se autoritetet do të hetojnë menjëherë shitjen e aksioneve të Politika “Krimi nuk do të tolerohet në këtë vend,” tha ai.

“Privatizimi i Politika duhet të jetë një çështje publike, siç ishte kur WAZ u bë bashkë-pronar i saj,” tha Dragan Bujosheviç, kryeredaktor i Politika .

Punonjës të tjerë me emër të Politika si komentatori i politikës së jashtme Boshko Jakshiç, tha se shitja u krye në një mënyrë që “mban erën e dyshimit të privatizimit serb.”

Shukoviçi argumentoi se megjithëse çështja është një transferim privat që qeveria nuk mund t’a kontrollojë, ajo mund t’a bëjë më atë më transparente. “Gjithashtu, Komisioni Kundër monopolit duhet të përcaktojë nëse blerja prish përqendrimin e pronësisë në treg e nëse është një monopol,” tha ai.

Analistët thanë se rasti është një mundësi për qeverinë e re për të përmbushur premtimin e saj për të luftuar korrupsionin e për të ndryshuar ligjin polemik të informacionit.

“Qeveria e re gjithashtu mund të miratojë shpejt një Ligj mbi Origjinën e Pronës, që do të përcaktojë se asgjë nuk mund të shitet nëse pronari nuk është i njohur ose se ku i ka gjetur paratë,” tha për SETimes Çedomir Çupiç, profesor i shkencave politike në Universitetin e Beogradit.

Partia Demokratike, të cilën shumica e publikut e mban përgjegjëse për veprimin jo-transparent, tha se është në mbështetje të shqyrtimit të ndryshimit të pronësisë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit