-0.5 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Një i vdekur dhe një i plagosur në Vlorë

Më të lexuarat

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur pak para mesnate në aksin rrugor Uji i ftohtë-Skelë, të qytetit të Vlorës, ku një makinë e tipit “BMW X6” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin anësor të hapur për ndërtimin e “Lungomares”.

Policia, që ka shkuar menjëherë në vendngjarje, njofton se nga ky aksident mbetën të plagosur rëndë personat që ndodheshin në automjet, drejtuesi Petro Bego, 21 vjeç, dhe pasagjeri Kristo Panajoti, 17 vjeç, të cilët u dërguan për në Spitalin e Vlorës, raporton TCH.

Bluzat e bardha njoftuan se 17-vjeçari ka ndërruar jetë 5 minuta pas mesnate, pasi nuk u ka mbijetuar dot plagëve. Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit