-4.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Një hotel në Turqi merr flakë, klientët hidhen nga lartësia – gjithçka nisi nga një mbushës telefoni

Më të lexuarat

Pamje të tmerrshme vijnë nga një hotel që mori flakë në Izmir të Turqisë, ku klientët në përpjekje për të shpëtuar jetën u hodhën nga lartësia mbi makinat e parkuara.

Sipas “Hurriyet”, përcjell tvklan.al, katër persona u dërguan në spital, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Tre klientë të hotelit u hodhën mbi makinat e parkuara në përpjekje për t’u shpëtuar flakëve, ndërsa një grua ra nga kati i 5-të teksa po përpiqej të kalonte në dhomën ngjitur.

Hoteli në Distriktin Konak të Izmirit në Turqi dyshohet se mori flakë pas shpërthimit të një karikuesi telefoni.

Ekipi hetues gjeti një karikues në prizën e dhomës 506 në katin e 5 të hotelit, nga ku dyshohet se më pas flakët kanë përfshirë perdet, dhomën dhe të gjithë hotelin.

Pronari i hotelit tha se vajza me veshje të verdhë që ra nga lartësia ishte bjelloruse, ndërsa tjetra nga Kazakistani. E reja nga Bjellorusia ka thyer të dyja këmbët, ndërsa kazakja ka thyer brinjët.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit