2.5 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Një guidë për ata që punojnë nga shtëpia

Më të lexuarat

Puna nga shtëpia po preferohet gjithmonë e më shumë, sidomos pas publikimit të shumë studimeve që tregojnë për dobinë e të punuarit nga shtëpia dhe ndërgjegjësimit të njerëzve për përfitimet që sjell kjo mënyrë të punuari. Një nga avantazhet kryesore e të punuarit nga shtëpia është se të mundëson të kalosh më shumë kohë me familjen. Nga ana tjetër, të organizosh kohën, të vendosësh përparësi dhe t’i menaxhosh punët përgjatë ditës siç duhet është një sfidë më vete. Në këtë kontekst, Quarts propozon disa këshilla të thjeshta për menaxhimin e kohës për të qenë sa më produktive.

Ji trasparent dhe i sinqertë
Sinqeriteti është çelësi i suksesit. Duke qenë se puna ofrohet pa u takuar dhe pa qenë përballë me punëdhënësin dhe i gjithë proçesi vazhdon në mënyrë të tillë, për punëdhënësin sinqeriteti është i rëndësishëm. Nëse jeni mbrapa me afatet e dorëzimeve, nuk keni ecuar aq sa duhet: pranojeni duke kërkuar ndjesë dhe duke premtuar maksimumin tuaj. Mos u mundoni të bëni hile sepse punëdhënësi mund t’ju kërkojë t’ju kontrollojë, si për shembull përmes aplikacioneve të vëzhgimit dhe korigjimit online (googledrive doc.), ose mund t’ju kërkojë t’i dërgoni punën që keni bërë deri në atë moment. Nëse e zhgënjeni dhe dilni bllof, keni humbur besimin dhe në të ardhmen mund të humbisni mundësi të tjera.

Kujdesu për ambientin ku punon
Të punosh nga shtëpia nuk do të thotë se duhet të punosh tekstualisht “nga shtëpia”. Nëse keni komshinj të zhurmshëm, fëmijë për të cilët kujdeset dikush, apo të rritur, por që bëjnë zhurmë, atëherë mund të zgjidhni një ambient tjetër ku mund të përqendroheni më mirë: bibliotekë, bar-lokal etj. E rëndësishme është të gjeni qetësi dhe përqendrim. Nëse keni një dhomë bosh, të cilën mund ta përdorni si zyrë akoma më mirë, nëse jo mundohuni të organizoni një kënd në shtëpi ku t’i keni të gjitha pajisjet e duhura. Kjo do ju ndihmojë të ndryshoni modalitetin nga në shtëpi për “në punë”.

Komunikimi është i rëndësishëm
Largësia mund të çojë në shumë keqkuptime. Sqarohu mirë për çdo detyrë që të është dhënë. Kur nuk je i sigurt konfirmo, edhe kur je i bindur konfirmo. Mund të harxhosh mund dhe kohë në diçka që ndoshta e ke kuptuar gabim dhe për të cilën as që nuk do të paguhesh. Mbaj axhendë, shënime, grumbulloi e-mailet dhe njoftimet duke i sistemuar në dosje të veçanta, jo vetëm për veten, por edhe për punëdhënësin. Po ashtu për të qenë korrekt, sepse në një të ardhme me dashje ose padashje punëdhënësi mund t’ju akuzojë ose të përpiqet t’ju mashtrojë.

Përcakto kufinjë
Vendos një orarë të caktuar kur mund të punosh. Të punosh nga shtëpia nuk do të thotë të punosh gjithë kohën. Nëse dëshiron mund t’i ndash orët e punës përgjatë ditës me disa pushime të vogla duke ju dedikuar shtëpisë, punëve, familjarëve etj. Sigurohu që ky afat kohor të mos tejkalojë 8 orarshin, ose pavarësisht orarit që filloni të paktën mos të tejkalojë orën 6 të mbrëmjes, ose kurdo që shtrohet darka në familjen tuaj. Pasi të kesh darkuar dedikoja kohën vetes dhe gjërave që të pëlqejnë./Muslimania.al

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit