1.4 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Një grusht arra në ditë mban kancerin larg

Më të lexuarat

Të hash një grusht me arra në ditë ju ndihmon në ngadalësimin e rritjes së tumorit kancerogjen, thuhet në një studimi të ri, që e transmeton TCh.
 
Sipas shkencëtarëve, acidet yndyrore Omega3 tek arrat mund të reduktojnë inflamacionin në qelizat kanceroze të zorrëve.
 
Përveç kësaj, ato zvogëlojnë furnizimin me gjak, duke ngadalësuar rritjen e tumorit. Eksperimentet tek minjtë, nga shkencëtarët amerikanë, tregojnë se kafshët e ushqyera me një dietë me arra, kanë 10-fishin e masës mbrojtëse me Omega3.
 
Kolorektali ose kanceri i zorrëve, është tipi i tretë i kancerit më i përhapur në botë, dhe renditet i dyti pas kancerit të mushkërive, si shkaktar i vdekjeve në vendet perëndimore.
 
Studimi i fundit, i bërë nga dr. Christos Mantzoros, në shkollën mjekësore të Harvardit, thotë se është i pari i këtij lloji, në analizimin e ndikimit të arrave në acidet mikro-ribonukleike (miARN), që kontrollon se si gjenet përshtaten me faktorët mjedisorë.
 
“Kërkimet tona tregojnë që dieta me arra shkakton ndryshime të dukshme në profilin shprehës të miARN-së, në rastet e kancerit të zorrës, dhe se dieta me arra përfshin dhe acide yndyrore mbrojtëse në tumor, apo nëpërmjet efekteve të saj të drejtpërdrejta. Ndërsa duhen edhe studime shtesë, ne jemi optimistë mbi rolin e miARN dhe këto acide mund të jenë një objektiv potencial terapeutik për trajtimin e kancerit kolorektal”, shton dr. Mantzoros.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit