-1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Një gazetar vritet në Stamboll

Më të lexuarat

Së paku një person është vrarë në Stamboll ndërsa tre janë plagosur, në shpërthimin e një bombe para redaksisë së revistës proislamike “Adimlar” në Stamboll, ka njoftuar sot policia turke.
 
Bomba është vendosur para derës së redaksisë, e cila gjendet në katin e tretë të ndërtesës ndërsa është aktivizuar mbrëmë kur është hapur dera.
 
Në sulm është vrarë gazetari kësaj reviste që del një herë në muaj e afërt me një organizatë turke militante islamike, Unsal Zor(45) transmeton AP.
 
Motivi dhe akterët e këtij sulmi tani për tani nuk dihen dhe askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin./Express
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit