Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ashton Carter deklaroi këtë të enjte se, ishte një gabim në lundrim shkaku i depërtimit të dy mjeteve lundruese amerikane në ujërat territorialë të Iranit.
Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, Ashton Carter ka thënë se dhjetë marinsat amerikanë kanë bërë një gabim në orientim gjatë lundrimit dhe për këtë arsye kanë përfunduar në të atilla rrethana.
Ashtin Carter gjatë një interviste me televizionin në gjuhën spanjolle Univision, tha se sipas informacionit që marinsat na dhanë edhe përmes komandantëve të tyre, duket se ishte thjesht një gabim aksidental që i bëri ata të futeshin në ujërat e Iranit dhe kjo erdhi si pasojë e një gabimi në lundrim.
Më pak se një ditë pas arrestimit të tyre, 10 marinsat amerikanë u liruan dhe u kthyen mbrapsht në flotën amerikane të vendosur në Bahrejn. Forcat detare të Gardës Revolucionare të Iranit pas publikimit të lajmit për arrestimin e 10 ushtarëve amerikanë, lëshuan një deklaratë në të cilën kanë deklaruar se këta ushtarakë amerikanë janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe janë transferuar në një vend të sigurt në ishullin Parsi në Gjirin Persik.