1.4 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Një flamur për çdo dritare

Më të lexuarat

Qyteti i Pejës priti të shtunën Këshillin Kombëtar të Aleancës Kuqezi, i cili u mblodh për herë të parë jashtë Shqipërisë. Kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu prezantoi nismën “Një flamur për çdo dritare.”

Ai ftoi shqiptarët nga të gjitha trevat që më 28 nëntor të nisin festën nga pika kufitare e Morinës, që në mënyrë simbolike të thyhet kjo barriere që ndan shqiptarët.

“I ftoj të gjithë shqiptarët, nga Peja e Prishtina, Tetova e Ulqini, Vlora e Tirana, se festa do të përkojë atje ku jemi të ndarë, në murin e shqiptarëve. Në 10 të mëngjesit në pikën kufitare të morinës. Atje ku na kanë ndarë, atje do të thyhen barrierat”, deklaroi Spahiu, njofton TCH.

Aleanca Kuq e Zi ftoi të gjitha familjet shqiptare që të vendosin nga një flamur në dritare, me qëllim që deri më 28 nëntor në trevat shqiptare të valojnë më shumë se 10 milionë flamuj kuqezi.

“Tashmë kemi ardhur me një mision dhe një qëllim, që të jemi një komb dhe një shqiponjë, të kemi vetëm flamurin kuqezi”, theksoi Spahiu në fjalimin e tij.

Misioni i Aleancës Kuq e Zi, sipas Spahiut, është të unifikojë strategjinë e një të ardhmeje për të gjithë shqiptarët të ndarë padrejtësisht para 100 vjetësh.

Vetëm në këtë mënyrë, sipas tij, shkruhet historia e bashkimit dhe krenarisë kombëtare, e cila për shkak qeverive të këqija është harruar.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit