Trupat e pajetë të një fëmije dhe një gruaje, janë nxjerrë pak më parë nga rrënojat e një banese në Thumanë. Sipas ABC News, ekipi i emergjencave civile është munduar për t’i dhënë ndihmën e parë, por duket se gjithçka ka qenë e kotë.
‘Të gjithë po punonin me shpresë, por tani janë të dëshpëruar pasi nxorrën trupat e pajetë’, ka raportuar gazetari Andi Qosja. Nxjerrja e dy trupave, e ka rënduar bilancin. Deri më tani, janë konfirmuar 14 viktima në Durrës, Thumanë, Kurbin dhe Lezhë.