Afërsisht çereku i evropianëve ose 124,5 milionë persona ishin të kërcënuar nga varfëria ose të futeshin në programin e ndihmës sociale në 2012-n, sipas shifrave të publikuara sot nga zyra evropiane e statistikave, Eurostat.
Tendenca tregon se ky kërcënim është në rritje pasi 24,8 për qind e evropianëve ishin të prekur në 2012 kundrejt 24,3 për qind në 2011-n dhe 23,7 për qind në 2008-n.
Ulja e numrit të personave që preken nga ndihma sociale ose varfëria është një nga objektivat kryesorë të strategjisë “Evropë 2020” të Bashkimit Evropian.
Gati një person në dy (49 për qind), në Bullgari ishte i rrezikuar nga varfëria ose të përfundonte me ndihmë sociale në 2012, ky proporcion u rrit ndjeshëm në Rumani (42 për qind), Estoni (37 për qind) dhe në Greqi (35 për qind).
Në të kundërt, në Republikën Çeke u prekën vetëm 15 për qind e banorëve, 17 per qind në Finlandë, 18 për qind në Suedi dhe Luksemburg. Në Francë, proporcioni ishte19 për qind.
Individët që hyjnë në këtë kategori përballen të paktën me një nga situatat në vazhdim pasi ata ballafaqohen me rrezikun e një varfërie monetare ose të mirat materiale bien ndjeshëm dhe punojnë në ambiente me një intensitet pune shumë të ulët.
Në vitin 2012 rreth 17 për qind e evropianëve ishin të rrezikuar nga varfëria monetare. Numri më i lartë ishte në Greqi dhe Rumani me 23 për qind për secilën, ndërsa shifrat më të ulëta u regjistruan në Republikën Çeke dhe Danimarkë me 10 për qind.
Eurostat-i deklaron se rreziku ndaj varfërisë është relativ dhe se niveli i varfërisë varion ndjeshëm nga një vend në tjetrin./trt