Qoftë nëse jeni vizitor për herë të parë apo jeni duke planifikuar ta bëni një udhëtim të paharrueshëm në këtë qytet ikonik, ky udhërrëfyes do t’ju ndihmojë t’i keni parasysh të gjitha vendet që s’bën t’i humbisni gjatë qëndrimit në Stamboll!
Muzeu/Xhamia Hagia Sohpia (Ayasofya)
I konvertuar nga një kishë në një xhami, e tani një muze i artë, Ayasofya është ndërtuar në vitin 537 pas vdekjes së Jezusit dhe jo vetëm që mbetet një ikonë e imagjinatës njerëzore, por edhe një kombinim fantastik i artit, inxhinierisë dhe arkitekturës. Ky vend preferohet të vizitohet nga entuziastët e historisë, entuziastët e artit dhe kualifikohet si vend që patjetër duhet vizituar gjatë qëndrimit në Stamboll.
Pallati Topkapi
Me një ecje të shkurtë nga Ayasofya ju arrini në këtë vend, i cili është pallat i shndërruar në shtëpi muzeu që përmban gërmadha antike, pamje ujore dhe, në muajt e ngrohtë, kopshte të bukura.
Kapali Carsi
Jo shumë larg nga Pallati Topkapi (rreth 15 minuta me transport publik), Granda Bazaari në Qytetin e Vjetër është vend që vërtetë do t’ju magjeps. Pasi ta mësoni historinë e disa prej vendeve më të mahnitshme të qytetit, përjetojeni kulturën duke shikuar, dëgjuar, nuhatur e shijuar Grand Bazaar-in, njërin nga sheshet më të mëdha të pazarit në botë. Ky vend është posaçërisht i mirë për ata që janë të gatshëm të bëjnë shopping, të hanë dhe të komunikojnë me vendasit.
Distrikti Sultanahmet
Distrikti Sultanahmet është vend i përsosur për t’u relaksuar dhe çlodhur pas një dite të lodhshme me ecje. Këtu mund të ndaleni në njërën nga kafenetë e shumta për të pushuar dhe për ta pirë një kafe turke, për ta luajtur një lojë shah ose të bëheni më luksoz dhe ta largoni tërë pluhurin e ditës në banjat turke që gjenden në këtë zonë – lagjja është e njohur për hamamet e veta.
‘Xhamia e Kaltër’
Me lokacion në lagjen Sultanahmet, Xhamia e Kaltër (Sultan Ahmet Camii) është mrekulli arkitekturale e cila ende përdoret për shërbime edhe sot.
Sheshi Taksim
Këtu shumë lehtë mund të shkoni përmes metrosë apo autobusit.
Përveç këtyre, gjatë qëndrimit tuaj ju mund t’i vizitoni edhe ishujt Adalar, të shëtiteni me anije për t’i parë dy anët e Stambollit: anën evropiane dhe atë aziatike, etj.