1.6 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Një dite do t’i kujtoni këto që po ju them…

Më të lexuarat

Vellezer te dashur, ua shkruaj keto fjale me gjuhe te lire duke thene:
O Zoti im, mos me deno se une e pranoj ate qe ishte prej meje, sa ka prej turpeve te mia ne toke, e ti ndaj meje je qe vlereson dhe dhuron. Kur mendoj per pendimin ndaj mekateve i kafshoj gishtat dhe kercelloj dhembet, dhe nuk kam tjeter zgjedhje pos shpresen time, faljen tende nese me fal dhe mendimin tim te mire, njerezit mendojne per mua se jam i miri, porse une jam me i keqi nese nuk me fal Ti. Lus All-llahun xh.sh. te na i fale mekatet dhe te na i mbuloje te metat, si dhe te na i merr shpirtrat duke qene i kenaqur me ne.

Ju perkujtoj thenien e Muhammedit: “Shperndani dhurata ashtu qe te duheni.” Dhurata me e mire qe jep vellai per vellain e vet per hir te All-llahut eshte keshilla, qe te jete per te furnizim, pajisje ne dunja dhe deponim ne ahiret, dhe shembelltyra jone me e larte eshte i Derguari i All-llahut. Transmetohet nga Muadh Iben Xhebeli r.a. se Muhammedi a.s. e ka marre per dore dhe i ka thene: “O Muadh, per All-llahun une te dua, pastaj ka thene: Une o Muadh te porosis qe assesi ne fund te namazit mos te lesh pa thene: All-llahumme, einni ala dhikrike, ve shukrike, ve husni ibadetik. – O Allahu im! Me forco dhe me ben te forte ne permendjen Tende, ne falenderimin Tend dhe ne bukurine e ibadetit Tend.”

O ti njeri qe deshiron shpetimin e tij, lexo thenien e keshilluesit qe ndihmon. Ke kujdes fjalet e mia, degjo kujdesshem dhe thellohu me zemren tende duke ndier fjalen e All-llahut xh.sh.: “Te degjuarit, te pamurit dhe zemra per te gjithe keto ka pergjegjesi.” (El-Isra: 36)

O vella, o dashamir i kesaj feje, a je ulur nje dite prane librit te All-llahut?
A je ulur prane librit, me te cilin nese pastrohen zemrat tona me te, kurre nuk do te ngopeshin nga mesimet e tij?!! Liber me te cilen do te vije si ndermjetesues ne Diten e Gjykimit per te zotet e vet.
Liber ne te cilen ka ne te sherim dhe meshire per besimtaret!!
Liber me te cilin u hap zemra e Resulull-llahut dhe zemrat e shokeve te tij dhe te atyre qe paten frike All-llahun!
A je ulur nje dite te lexosh jo vetem me sy dhe me goje por edhe me zemer!?
A i ke shikuar me vemendje mrekullite qe jane ne te!? A je thelluar ne studimin e ajeteve!?
A je kenaqur me recitimet e tij!? A e kane rrahur zemren tende trokitjet e tij! Mendoj se do te thuash po… Keto jane shpresat e tua ne te…, eshte permendje e domosdoshme per ne dhe askush nuk eshte i pavarur prej saj.

Vellai im, eja me mua qe te lexojme disa ajete nga ky liber dhe te shohim se shpirtrat tane kane nevoje te madhe per te punuar me te. Eja qe te ndalemi ne disa raste dhe te kerkojme ne te rrugen e shpetimit… Kam bindje se bujaria jote e natyrshme nuk do ta refuzoje e mos te flasim per shpirtmiresine tende.

A ka kush qe i pervesh krahet?

I eshte thene Hasan Basriut: “O Eba Said, cka te bejme ne? I shoqerojme disa njerez te cilet na bejne qe te frikohemi sa qe zemrat tona na fluturojne. Tha: Vall-llahi, nese shoqerohesh me ata njerez qe te frikojne derisa ta arrishe sigurimin, eshte me mire sesa te shoqerosh popuj te cilet te sigurojne derisa ta arrishe friken.”

Tani takohemi me nje ajet madheshtor qe ne zemren e lexuesit fut friken, por kush pergatitet per ate shpeton me lejen e All-llahut xh.sh. Ajeti i cili po qe se i zbriste kodrave, ato do te copetoheshin. Ajet te cilin sa here qe e kane degjuar veshet, ato kane heshtur. Ajet te cilin sa here qe ekane lexuar syte kane qare. Sa here qe kane medituar zemrat, ato jane frikesuar. Ajet ne te cilin sa here qe eshte thelluar i pakujdesshmi eshte penduar. Sa here qe ka medituar ai i cili ia ka kthyer shpinen All-llahut eshte drejtuar tek All-llahu i tij dhe eshte penduar. Ajet ku tregohet per nje udhetim… per cfare udhetimi… Ah mjer per ate udhetim… Ai udhetim eshte per te cilin All-llahu [subhanehu ve teala] ka thene:

“Secili njeri do ta shijoje vdekjen, e shperblimet tuaja u plotesohen diten e kijametit, e kush i shmanget zjarrit e futet ne Xhennet, ai ka arritur shpetimin, e jeta e kesaj bote nuk eshte tjeter pos nje perjetim mashtrues.” (Ali Imran:185)
Po, vellai im, ai eshte udhetimi yt per ne boten tjeter, eshte nje udhetim per te cilin e lusim All-llahun qe te jete perfundimi i tij Xhenneti e jo Xhehennemi. Per kete udhetim te madh i Derguari a.s. thote: “Sikur te dinin ate qe di une, do te kishit qeshur pak dhe do te qanit shume.”

Betohem ne Ate, qe nuk ka Zot te adhuruar pos Tij, sikur te dinim realitetin e kesaj jete dhe veshtiresite e saj, varrin dhe erresiren, Diten e Gjykimit dhe tmerret e saj… Sirati dhe rreshqitja mbi te, pastaj te mendojme Xhennetin dhe begatite e tij… zjarrin dhe ndezjet e tij do te kishte ndryshuar gjendja jone. Por ne kemi harruar apo shtiremi se kemi harruar kete udhetim… Por jemi dhene pas kesaj bote e cila nuk peshon tek All-llahu xh.sh. sa fleta e mushkonjes. Disa prej selefus-salih kane thene: “eshte pyetur dikush nga ne: A deshiron te vdesesh? Tha: Jo. Ata i thane: Perse? Ky tha: Derisa te pendohem e te veproj pune te mira. Atij i eshte thene: Puno. Tha: Pastaj do te punoj, vazhdon te thote: Pastaj do te punoj derisa te vije vdekja duke mos u penduar e te veproj vepra te mira. Une jam i bindur se ti nuk deshiron qe te jete perfundimi yt keshtu…

Perkujto vellai i dashur gjendjen tende kur do te ankohesh prej agonise se vdekjes ne te cilen eshte ankuar krijesa me e dashur tek All-llahu xh.sh., Muhammedi a.s., i cili thoshte para vdekjes:”La ilahe il-la ll-llah, me te vertete vdekja e ka agonine e saj.”

Paramendo veten tende o ti i mjere, se e ke vdekjen ne prag te deres. Meleku I vdekjes qendron mbi koken tende. E gjoksi yt kur te bene gargara. Edhe shpirti po ashtu. Gjuha jote te eshte trashur. Te jane dorezuar gjymtyret… syte te shtangen (te mbesin te hapura)… te mbyllet dera e pendimit per ty… Te djersitet balli. Atyre qe jane rreth teje u shtohet te qajturit, e ti renkon, kurse ti je ne nje veshtiresi te madhe, s’ka kurrfare shpetimi dhe ikje, shikoje kete ceshtje te madhe pas cdo kenaqesie dhe miresie, dhe eshte kryer me ty caktimi (kaderi)…Pastaj ngritet shpirti yt ne qiell… Ah, per ate te lumturin apo per te deshperuarin:

“Perse pra, kur arrin shpirti ne fyt, E ju ne ate moment shikoni (se c’po ngjet), E ne jemi me afer tek ai se ju, po ju nuk shihni, Dhe perse nese nuk jeni pergjegjes (per vepra), (Perse) nuk e ktheni ate (shpirtin te mos dale), E nese (ai i vdekuri) eshte prej te afermeve (te Zotit), Ai ka (te Zoti) kenaqesi, furnizim te mire dhe Xhennet te begatshem, Po ne qofte se eshte nga te djathtet? Pra, ty te qofte selam prej te djathteve (i thuhet), E ne qofte se eshte prej genjeshtareve te humbur, Mireseardhja e tyre eshte pritje me uje vale. Dhe djegje nga zjarri i Xhehennemit, E s’ka dyshim se kjo eshte ajo e verteta e sigurte, Pra ti larteso Zotin tend te madheruar.” (El-Vakia: 83-96)

Nje dite Harun Rashidi ka pergatitur ushqim, ka stolisur mexhlisin e tij dhe e ka ftuar Ebu Atijen te cilit i ka thene: “Na pershkruaj neve ate qe kemi prej miresise se kesaj bote? Eshte pergjigjur:
Jeto sa te duash i shendoshe nen hijen e pallatit te larte. Rashidi tha: Bukur, pastaj? Nxitojne kah ti me gjera qe i deshiron ne mengjes dhe ne mbremje. Tha: Shume mire, pastaj cka? Kur shpirtrat bejne gargara nen hijen e dridhjes se gjoksit. Atehere do te jeshe i bindur se nuk ishte tjeter vetem se mashtrim.
Filloi te qaje Harun Rashidi, e nje njeri nga ata qe ishin te pranishem i tha Ebu Atijes te dergoj emiri i besimtareve qe ta gezosh, ndersa ti e pikellove. Rashidi tha: Lere ate se ai pasi qe na ka pare ne kete gjendje na ka terhequr verejtjen.
Po, vella, te mjafton vdekja si keshille, mjafton vdekja te jete plage (lendim) per zemrat, shkaktar per te bere syte me lote… Ndarje prej shoqerise…shkaterruesin e kenaqesive… Vdekja… nderpreres i deshirave.

O ti i mashtruar nga kjo bote! O ti qe ia ktheve shpinen All-llahut! O ti i pakujdesshem ndaj urdhrave te Zotit tend! O ti qe cdo here qe te keshillonin keshilluesit, te pengonte epshi dhe defrimi yt nga pranimi I keshilles! O ti qe je dhene pas epsheve dhe qe te mashtron shpresa e gjate, a ke menduar ne keto caste nese mbetesh, ne ate qe je? A e din se cka do te ndodhe me ty ne castin e vdekjes, me bindshmeri do te thuash ne vete La ilahe il-lall-llah, jo o vella, nese mbetesh me devijimin, gafletin dhe refuzimin tend ne cast te vdekjes nuk mund qe ta thuash kete fjale, por do te shpresosh qe te kthehesh ne dunja:”E kur ndonjerit prej tyre i vjen vdekja ai thote: O Zoti im, me kthe, qe te bej vepra te mira e te kompenzoj ate qe e leshova! Kursesi (kthim nuk ka) e kjoeshte vetem fjale qe e thote ai.” (El-Mu’minun: 99-100)

Perse e thote kete fjale pas perfundimit te jetes. Vellai im, a e di se kur do te vdesesh? E ku do te vdesesh? Jo, vall-llahi! Me te vertete ti nuk e di kete, pra, perse e vonon pendimin dhe e len per ditet tjera. Lexoe kete ngjarje ndoshta do te keshillohesh. Me ka treguar nje njeri kete ngjarje, per te cilin shpresoj se eshte nga te sinqertit, nje i ri i cili i ndodhi nje rast tragjedik dhe shpejtoi nje polic nga ai te vetura e tij qe ta kerkon ate dhe e pa te riun se po i afrohet vdekja, degjoi nga ai duke gargaruar, ndersa ky i tha atij: Thuaja ilahe il-lall-llah, e i riu e ngriti gishtin tregues ne qiell dhe tha: La ilahe il-lall-llah, pastaj u nda nga kjo bote, pasi qe eshte lare i vdekuri dhe i eshte falur namazi, ky polic shkoi te shtepia e familjes se te riut, qe te lajmeroje se biri i tyre ka thene shehadetin para se te vdes, e iu afrua atyre dhe u tha: “Ju pergezoj se biri i juaj ka thene shehadetin para se te vdes, familja e te riut, i thane policit: ne te pergezojme ty se biri yne eshte penduar dy jave para ngjarjes.”

“Pendimi i pranueshem te All-llahu eshte vetem ai i atyre qe e bejne te keqen ne mos dije e pastaj shpejt pendohen, te tilleve All-llahu ja pranon pendimin, se All-llahu eshte me i Dijshmi me i Urti. Nuk eshte pendimi (i pranueshem) I atyre qe vazhdimisht bejne pune te keqija dhe vetem atehere kur t’i vjen vdekja ndonjerit prej tyre, te thotene tash u pendova!” (En-Nisa: 17-18)

Po vellai im: “Agonia e vdekjes i vjen me ate te vertete (i zbulohet ceshtja e Ahiretit).” (Kaf: 19)

Paramendo pas tere kesaj, ndersa je duke hyre ne varreza i mbajtur mbi kraharoret e njerezve pasi qe ishe vete ai i cili i mbaje dhe i vizitoje te vdekurit. Ah, sikur ta dije cka ndodhe me xhenazen tende, a do te thuash shpejtoni, shpejtoni, apo do te thuash: o mjer per mua ku do te shkoni me ate, pastaj do te zbresin ne varrin tend me te dashurit tu, me te afermit. Te vendosin ne shtresen e tokes, i renditin derrasat ne varrin tend, nderpritet arritja e drites te ti, pastaj fillojne e hedhin dhe mbi varrin tend… Thote njeri prej tyre: kerkoni falje per vellain tend, kerkoni qe ta perforcoje All-llahu xh.sh., sepse ai tash pyetet. Pastaj shkojne e te lene ty, po, te lene ty te vetem ne ate erresire te tmershme, mbi ty dhe nen ty dhe, dhe ne te djathten dhe ne te majten tende dhe, dhe pastaj te kthehet shpirti yt ne trup, te vijne dy meleke te zinj dhe te kalter, njeri quhet Munker e tjetri Nekir, te ulin dhe te qortojne, te pyesin: Kush eshte Zoti yt? Cila eshte feja jote? Kush eshte pejgamberi yt? Me cka deshiron te pergjigjesh?

Nese ke qene gjate jetes tende i penduar, i sinqerte, besimtar, All-llahu do te perforcoje ne ate moment: “All-llahu forcon ata qe besuan ne fjalen e forte (te mire) ne jeten e kesaj bote edhe ne boten tjeter…” (Ibrahim: 27)

Do te thuash: Zoti im eshte All-llahu, feja ime eshte Islami dhe pejgamberi im eshte Muhammedi a.s., theret nje thirres nga qielli dhe thote: te verteten e tha robi im, shtroni atij shtroje prej Xhenneti dhe visheni ate me tesha prej Xhenneti, hapjani ati nje dere per ne Xhennet, e te vjen ty nje ere e kendshme dhe te zgjerohet varri sa largesia e te pamurit, paraqitet nje njeri me fytyre te bukur, tesha te bukura dhe ere te mire, i cili thote: gezohu per ate qe te gezon, gezohu per kenaqesine e All-llahut dhe Xhennetit me begati te perheshme, kjo eshte dita qe te premtohej, i thote ky atij. Edhe ti, u gezofsh gjithmone, kush je ti? Fytyra jote eshte e atij qe vjen me hajr, i thote: une jam puna jote e mire, betohem ne All-llahun, une nuk te njohe ndryshe pervecse te shpejte ne bindjen ndaj All-llahut dhe te ngadalshem ne mosbindjen ndaj Tij, All-llahu te shperblefte me te mira! Pastaj i hapet nje dere nga Xhenneti dhe nje nga Xhehennemi dhe i thuhet ky do te ishte vendi yt (ne Xhehennem) po te mos e respektoje All-llahun, All-llahu te nderoi me kete (vend te Xhennetit), e kur ai sheh se cka ka ne Xhennet thote: O Zoti im, shpejtoje, shpejtoje ndodhine e Kijametit. Ah, sa lumturi e sa gezim per ty, o sa shpetim i mire per ty.

Nese eshte robi – All-llahu na mbrofte – i cili e ka lene fene e tij pas shpine, lenes i namazit qe tallet me roberit e devotshem, qe ben vepra te keqija dhe vdes ne kete gjendje, a e din se me cka do t’u pergjigjet melekeve kur do te pyetet se kush eshte Zoti yt? Cila eshte feja jote? Kush eshte pejgamberi yt? Do te thote: ah, ah, nuk e di! Kemi degjuar disa duke thene nje gje te tille, dhe thoja: theret nje thirres nga qielli: genjeve, shtrojani atij nje shtroje nga zjarri dhe hapjani atij nje dere per ne zjarr, nga nxehtesia dhe flaka I ngushtohet varri derisa edhe i mbeshtillen edhe pjeset e trupit te tij, atehere i paraqitet nje njeri me fytyre te keqe me rroba te ndyta dhe ere te keqe e I thote gezohu per ate qe te shqeteson. Kjo eshte dita jote qe te premtohej. I thote ai: kush je ti? Zoti te gezofte me sherr! Fytyra jote eshte e atij qe vjen me sherr. I thote: une jam puna jote e keqe, betohem ne Zotin se ti cdohere ishe i ngadalshem ne respektin ndaj All-llahut dhe i ngutshem ne mosbindjen ndaj Tij, All-llahu te shperblefte me sherr. Pastaj All-llahu ia dergon atij nje te verber dhe shurdhmemec i cili mban ne doren e tij nje shufer, sikur me te t’I bije malit do ta bente pluhur, me te njejtin i bie atij dhe e ben pluhur, pastaj All-llahu e kthen ashtu sic eshte me pare dhe i bjen atij edhe njehere me c’rast leshon nje britme te cilen e degjon cdo gje pervec dy grupeve (njerezit dhe xhinnet), pastaj i hapet atij nje dere per ne zjarr dhe i shtrohet atij shtroje nga zjarri, e ai thote: o Zot, mos e ben Kijametin.

Nje dite doli Ali Iben Ebu Talibi [radijall-llahu anhu] me disa shoke te tij ne varreza, pasi qe i pershendeti banoret e tij tha: “O ju banore te varrezave, na lajmeroni neve apo ne t’ju tregojme, sa na perket neve, pasuria eshte shperndare, grate jane martuar dhe shtepite te banuara nga tjeter kush”, pastaj heshti pak iu drejtua shokeve te vet duke thene: po qe se u jepet rasti te flasin do te thoshin: “Edhe pergatituni me furnizim (per rruge) e furnizimi me I mire eshte devotshmeria …”(El-Bekare:197)

O ti, i cili do te jeshe neser prej banoreve te varrit, kush te mashtroi ty per dunjane, a e di se ti do te mbetesh per dunja apo ajo per ty? Ku eshte ajo shtepi e gjere? Ku eshte ajo veshje e bukur? Ku eshte ai misk dhe parfum i yt? Ku jane sherbetoret e tu? Ku eshte ajo fytyra jote e bukur? Ku eshte lekura jote e holle? Ku eshte trupi yt i mire? E si do te jete me ty pas tre neteve kur do te varrosin, te kaplojne brengat dhe perhapen rreth teje krimbat, kur do te shkyhet qefini, largohen ngjyrat, e kur te hahet mishi, e kur te behen eshtrat pluhur, kur do te copetohet trupi.

U ndal Hasan Basriu prane nje varri dhe shikoi ne te nje kohe te shkurter, pastaj iu drejtua njerit prej njerezve duke i thene: “Cka do te vepronte nese dilte prej varrit? Tha: Do te pendohej dhe do ta permendte All-llahun. Atehere, Hasan Basriu tha nese ai kishte per ta vepruar kete, atehere behu ti ai.”

Shiko ne veten tende cka ke pergatitur, ashtu qe varri yt te jete nje kopsht prej kopshteve te Xhennetit. Vellai im, si do te jete gjendja jote: “Diten kur theret thiresi prej nje vend te aferm diten kur e degjojne thirjen per te vertet (ringjallja) e ajo eshte dita e daljes (prej varrezave).” (Kaf: 41-42)

Si do te jete gjendja jote: “Ne diten ku njerezit ngriten (prej varrezave) per te dale para Zotit te boteve).” (El-Mutaffifin:6)
Si do te jete gjendja jote: “E kur do te cahet qielli dhe kur te shkaperderdhen yjet dhe kur te perzihen deterat dhe kur te trazohen varret.” (El-Infitar: 1-4)

Do te dalim une dhe ti duke u paraqitur para All-llahut xh.sh., a e ke menduar o ti i mjere, o ti rob i dobet, qendrimin tone para All-llahut: Ne kete qendrim frikesues dhe trishtues ne te cilin: “… secila gjidhenese braktis ate qe ka per gjini dhe secila shtatezene e hedh para kohe barren e vet ndersa njerezit duken te dehur por ata nuk jane te dehur, por denimi i All-llahut eshte i ashper.” (El-Haxhxh: 2)

Me se do t’i pergjigjemi Zotit tone kur do te pyetemi per cdo gje te vogel apo te madhe? “…c’eshte puna e ketij Libri qe nuk ka lene as (mekat) te vogel e as te madh pa e perfshire? dhe ate qe vepruan e gjejne te gatshme, prezente, e Zoti yt nuk i ben te padrejte askujt.” (El-Kehf: 49)

Si do te jete me ty kur do te deshmojne syte, duart, kembet, veshet dhe gjuha per ate qe punove per kete bote te kalueshme? “Sot ne ua mbyllim gojet e tyre, Neve na flasin duart e tyre kurse kembet e tyre deshmojne per ate qe punuan.” (Ja Sin: 65)

“Ju nuk fshiheshit (kur benit mekate) se do te deshmojne kunder jush te degjuarit tuaj, te parit tuaj dhe lekurat tuaja, bile ju menduat se All-llahu nuk di per shume gjera qe ju i benit.” (Fussilet: 22)

Enes Iben Maliku r.a. thote: “Ishim te Resulull-llahu a.s., ndersa ai filloi te qeshe dhe tha: A e dini se perse qesha? Tha (Enesi): Thame: All-llahu dhe i Derguari i Tij e dine me se miri. Tha (Muhammedi a.s.): Me te folurit e robit me Zotin e tij, e ai thote: O Zoti im, a nuk me ke shpetuar nga zullumi (padrejtesia)? All-llahu thote: Po si jo! (Robi) Thote: Une nuk ja lejoj vetes pervec nje deshmitar. All-llahu thote: Mjafton per deshmitar sot vetja jote dhe Kiramun Katibin, pastaj atij i mbyllet goja e i thuhet gjymtyreve te tij flitni, e ata do te flasin sipas veprave te tyre, pastaj vecohet mes tij dhe te shprehurit te tij, e i thuhet: larg (gjymtyreve) per ju, te mallkuar qofshit, une per ju kam bere lufte”.

Me se do te pergjigjesh kur do te pyet Zoti yt, jeten ku e harxhove, rinine ku e cove, pasurine nga e fitove dhe ku e shpenzove, dhe me diturine tende cfare punove? Parafytyro veten si femije, kur nuk pate mekate e as gjynahe, mendo si te ruajti All-llahu nga cdo sherr dhe prej pasuesve te sherrit.
E kur foshnja eshte varur per nenen e saj, frikohet prej ndeshkimit me zemer te trishtuar. Dhe duke qene pa mekat frikohet nga trishtimi i tij, e si ai qe vazhdon tere jeten ne mekate. A jemi pergatitur te japim pergjigje per pyetjen qe do te na parashtrohet ne Diten e Gjykimit, e te japim nje pergjigje te sakte

. O vella i dashur e I bekuar, perkujto, te perkujtofte All-llahu me shehadet ne castin e vdekjes, ne ate cast te veshtire. Pastaj, mendo o vella, si do te jete gjendja e krijesave qe bejne krahasimin me fatkeqesite e Kijametit dhe trishtimet e tij. Ata duke qene ne kete gjendje, duke qendruar ne kembe, presin vertetesine dhe lajmet e asaj dite dhe ndermjetesimet e ndermjetesuesve ne ate dite, e kur t’i kaploje kriminelet erresira ne shume rruge dhe i kaplon zjarri me flake te madhe, do te degjojne aty dihatje dhe zhurme qe del nga mllefi dhe hidherimi. All-llahu thote: “Qe posa te duket ai prej nje vendi te larget, ata ia degjojne atij edhe velimin edhe kerhamzen e tij (Xhennemit).” (El-Furkan:12)

Atehere kriminelet do te binden se do te jene te shkaterruar: “Kriminelet e shohin zjarrin dhe binden se do te hudhen ne te, dhe se nuk gjejne shtegdalje prej tij.” (El-Kehf: 53)

Del nje thirres prej zebanive duke thene: “Ku eshte filani i biri filanit I cili i linte punet pas dore duke shpresuar jete te gjate, i cili e ka kaluar jeten ne humbje me vepra te keqija, fillojne e nxitojne kah ai me shufra te hekurit dhe e presin me kanosje me te rrepta, e shpiejne ne nje denim te veshtire dhe e permbysin me fytyre ne fund te Xhehennemit, i thuhet atij: “(I thuhet) Shijoje! se ti je ai i forti, i autoritetshmi.” (Ed-Duhan:49) E vendosin ne nje vend ku dy anet i ka te ngushta, me rruge te erreta qe e shpiejne ne shkaterime, e therasin ate me mallkime e qortime dhe pergjegjesi te madhe. “E kur te hudhen duart lidhur ne nje vend te ngushte ne te, aty do te kerkojne shkaterrimin (vetezhdukjen) tash mos kerkoni vetem njehere shkaterrimin, po ate kerkonie shume here.” (El-Furkan: 13-14)

Deshirat apo shpresat e tyre do te jene shkaterime dhe per banoret e Xhehennemit nuk ka rrugedalje, u shtrengohen kembet, u nxihen fytyrat prej erresires se mekateve, therrasin dhe gerhasin neper anet e saj dhe perqark saj: O Malik, e kemi merituar denimin, na ka renduar hekuri dhe na jane djegur lekurat, o Malik, per ne zhdukja eshte me e mire se ekzistojme, o Malik, na nxjerr prej ketu se nuk do te kthehemi: “Dhe ata therasin: O Malik, le te na I marre shpirtin Zoti yt! ai thote: Ju do te jeni aty pergjithmone.” (Ez-Zuhruf:77). “Ata thone: O Zoti yne ne na paten mundur te keqijat (u dhame pas epsheve te dunjase) dhe si te tille ishim popull i humbur! Zoti yne, na nxjerr prej tij, e nese gabojme perseri, atehere, vertete, jemi mizore! Ai thote: Heshtni aty e mos me folni.” (El-Mu’minun: 106-108)
Atehere, ne ato caste do te humbin shprese ne ate qe kane lene mangut respektimin ndaj All-llahut dhe do te kerkojne ndjese, paramendo gjendjen e atyre, o vella i dashur, zjarri do te jete mbi ta, nder kembet e tyre, nga ana e djathte e tyre, dhe nga ana e majte e tyre… “Se ata do te kene shtresa te zjarrit edhe siper edhe perfundi.” (Ez-Zumer: 16)

Do te jene te fundosur ne zjarr, ushqimi dhe pija e tyre do te jete zjarri, rrobet e tyre do te jene nga zjarri “…e atyre qe nuk besuan u qepen rroba prej zjarri u hudhet uje i vale mbi kokat e tyre, qe me ate u shkrihet krejte c’ka ne barqet e tyre edhe lekurat.” (El-Haxhxh:19-20)

Deshirojne te vdesin, por nuk ka vdekje per ta: “…atij i vjen vdekja nga te gjitha anet (sipas shenjave shkaterruese), po ai nuk vdes (e te shpetoj prej vuajteve), ate e pret denim shume i rende.” (Ibrahim:17)

Sillen kriminelet, do te jene te zhveshur, te lidhur ne pranga, e mase ndeshkuese.

Do te bertasin: Mjere per neve, mjerim te gjate! E do te ngrisin zerat, ne prangat e medhenj. Nuk do te jene te vdekur, e te jene te qete. Te gjithe do te hyjne ne zjarr e nxehtesi.
Ah, sikur ta dija si do te jete me ty kur do t’i shikosh ato fytyra te atyre qe do te jene te nxira, do t’u verberohen syte, do t’u mbyllen gojet. Ah, sikur ta dija si do te jete kur t’i shihja ato duke i kapluar flaka e zjarrit ne brendine e pjeseve te tyre, gjarprinjte e Xhehennemit dhe akrepat, te varur neper gjymtyret e tyre, si do te jete kur t’i shihje ato mes flakave te zjarrit me rroba te katranit: “Nderkaq, kujt i jepen librat e veta nga e majta e tij, ai thote: O i mjeri une, te mos me jepej fare libri im. Dhe te mos dijsha fare se cka eshte llogaria ime. Ah, sikur te kishte qene ajo (vdekja e pare) mbarim I amshueshem per mua. Pasuria ime nuk me beri fare dobi. U hoq prej meje cdo kompetence imja. U thuhet zebanive: Kapeni ate, venja prangat! Pastaj ate shtinie ne Xhehennem…

Mandej, lidhne ate me nje zinxhire te gjate shtatedhjete kute. Pse ai ka qene qe nuk besoi All-llahun e madheruar. Ai nuk nxiste per t’I ushqyer te varferit. Ai sot nuk ka ketu ndonje mik. As ushqim tjeter pervec te te shplarave. Qe ate nuk e ha kush, pos mekatareve.” (El-Hakka: 25-37)

Ndersa vellai im i dashur, dije, All-llahu na meshirofte, se ky vend me pikellimet dhe veshtiresite e saj te cilin e njoftove, e perballe te cilit qendron nje vend tjeter, pra eja te mendojme per disa kenaqesi dhe miresi te saj, po, te mendojme o vellai im per banoret e Xhennetit pasi qe e kalojne rrugen e Siratit qe eshte i ngritur permbi Xhehennem, ndersa duke pritur te dera e Xhennetit vjen Muhammedi a.s. e trokit deren e tij, thote Ridvani, roja e Xhennetit: Kush eshte? Thote: Muhammedi a.s.: Atehere, thote rojtari: Jam urdheruar vetem ty te ta hapi deren, hyn Pejgamberi a.s. dhe me ate hyjne banoret e Xhennetit, paramendo veten tende o vellai im, nese ke qene I penduar ne dunja, duke qare per mekatet, duke iu frikesuar Zotit tend, mendo veten tende kur do te hysh me ata qe do te hyne ne Xhennet, me meshiren e All-llahut xh.sh., do te hysh ne Xhennet ne te cilin ka gjera qe syri nuk i ka pare, qe veshi nuk i ka degjuar, dhe as qe i ka shkuar mendja ndonjehere. Mendo kur do te kenaqe me hyrite ne te, te jetosh ne pallate te Xhennetit, te hash nga frytet e tij, te pish nga lumenjt e tij, po mendo veten kur do ta shikosh fytyren e Meshiruesit ne Diten e Gjykimit. Vella i dashur, ndoshta ti don te thuash: cfare jane cilesite e grave te bukura, ndoshta do te thuash per lumenjt e Xhennetit, per ushqimin e banoreve te tij, per pirjen, per enet e tij, per token dhe kulmin e tij, per ndertimin dhe gjeresine e tij, nese pyet per Diten e Gjykimit se cka eshte? Eja e ulemi me mjekun e zemres,

Iben Kajjimin [All-llahu e meshirofte], qe t’u pergjigjemi per keto pyetje dhe pyetje te tjera, pra te lexojme se bashku dhe te degjojme cka thote ky dijetar. Nese pyet per nuset e xhenneteve, ato jane vasha te reja te nje moshe ne gjymtyret e te cilave rrjedh uje i rinise. Kur e takon te dashurin e saj, atehere, thuaj c’te duash per takimin e dy dritave, e nese i flet, atehere c’do te thuash per biseden e te dashurve, e nese e perqafon, atehere c’do te thuash per perqafimin e dy degeve, lidhja e saj eshte me e kendshme per ate se sa deshirat tjera. Sa me shume te zgjate kjo, u shtohet bukuria dhe estetika, sa me teper vazhdon kjo, shtohet lidhshmeria dhe dashuria, mirepo jane te pasterta nga shtatezania, hajdi dhe nifasi, te pasterta nga cdo e mete dhe ndytesire njerezore, mbesin te reja pergjithmone dhe rrobet e tyre nuk u vjeterohen

. Keto nuk i ka prekur perpara as njeri as xhinn, sa here qe shikon kah ajo, i mbushet zemra me lumturi, sa here kur te flet ajo, ia mbush veshin me margaritare te thurrur, e kur te paraqitet e mbush pallatin dhe dhomat me nur, nese pyet per sjelljet dhe kenaqesite atje, ato (hyrite), jane te kendshme dhe te dashura, e kur te kendon, ah, sa kenaqesi per shikim dhe degjim qe eshte, e kur te shoqeron dhe te kenaqe, sa shoqerim dhe kenaqesi e madhe, e nese e puthe nuk ka gje me te kendshme se kjo

. Vellai im I dashur, nese pyet per lumenjt e Xhennetit, aty jane lumenjt prej ujit te kthjellet, lumenj prej qumeshtit te pandryshuar, lumenj prej veres te kendshme per piresit, lumenj prej mjaltit te kulluar. Nese pyet per ushqimin e tyre, jane fryte nga te cilet zgjedhin edhe mish shpeze qe ua ka endja. Nese pyet per pijet e tyre ato jane: tesnim (uje me i mire), zenxhebil (bime aromatike) dhe kafur (arome). Nese pyet per enet, ato jane nga ari dhe argjendi, nese pyet per dheun e Xhennetit, ai eshte misk zaferan. Nese pyet per kulmin ai eshte Arshi I Meshiruesit. Nese pyet per ndertesat ne te, nje tulle eshte prej argjendi e tjetra prej arit, e nese pyet per gjeresine e tij, banori i tij me graden me te ulet ec ne sundimin e vet ne Xhennet neper pallate dhe kopshte, udhetimi i cili zgjat 1000 vjet.

Nese pyet per fytyrat dhe bukurite e banoreve te tij, ato kane pamjen e henes, nese pyet per sherbetoret ne Xhennet, jane femije te amshueshem si margaritare te ruajtur. Kjo pra, edhe nese pyet per diten ne te cilen ka (teprice per te mirat) dhe takim me te Lartesuarin dhe Falenderuesin, atehere degjo ne diten kur te theret thiresi: “O banoret e Xhennetit, per ju ka premtim qe do ta permbush (realizon), ata thone: C’eshte ajo? A nuk na ke zbardhur fytyrat dhe na ke renduar peshojat tona me pune te mira, na ke bere banore te Xhennetit dhe na ke larguar nga zjarri. Duke qendruar keshtu, u paraqitet nje ure qe ua ndricon Xhennetin, pastaj i ngrisin kokat para Krijuesit (All-llahut), te shenjte jane emrat e Tij, del para tyre dhe thote: O ju banore te Xhennetit, paqja qofte mbi ju, e ata ia kthejne me pershendetjet dhe fjale te urta: All-llahumme entes-selam ve minkes-selam tebarekte ja dhel-xhelali vel-ikram!

O All-llahu im, ti je paqe, dhe prej teje eshte paqja e madheruar, je Ti o Zoti yne Bujar dhe i Madheruar! Pastaj thote: Ku jane roberit e Mi te cilet me adhuronin pa me pare, kjo eshte Dita e teprices. Ata mblidhen ne nje fjale, ne jemi te kenaqur, kenaqu edhe ti prej neve, pastaj thote: O ju banoret e Xhennetit, po mos te kisha qene i kenaqur nga ju, nuk do t’ju kisha strehuar ne Xhennetin Tim, kjo eshte Dita e teprices kerkoni prej meje. Atehere, bashkohen ne nje fjale: Na trego fytyren tende, qe te shikojme, pastaj Krijuesi zbulon mbulesen dhe u paraqitet atyre, drita e Tij i kaplon te gjithe, mirepo All-llahu xh.sh. ka gjykuar qe ne ate tubim mos te djege aske, saqe nuk mbetet askush ne ate tubim pa iu paraqitur All-llahut. Sa kenaqesi per degjim ne ate tubim dhe sa kenaqesi per syte e te devotshmeve duke shikuar ne fytyren e Zotit Bujar ne Xhennet. “Ate dite do te kete fytyra te shkelqyera (te gezuara), Qe Zotin e tyre e shikojne.” (El-Kijame: 22-23)

Shtepia e paqes, shtepia e strehimit, shtepi e grupit besnik qe i jane permbajtur Kur’anit. “Kujt t`i jepet libri i vet nga ana e djathte e tij, ai do te thote: O ju, qe lexoni librin tim!, Une kam qene i bindur se do te jap llogarine time. Dhe ai atehere eshte nje jete e te kenaqshme. Ne nje Xhennet te larte. Pemet e tij i ka krejt afer. (E thuhet) Hani e pini shijshem, ngase ne ditet e kaluara ju e pergatitet kete.” (El-Hakka:19-24)

Pas gjithe kesaj vellezerit e mi, a nuk jane keta caste te cilet nxisin qe te qajne dhe lotojne syte tane, a nuk eshte ky udhezim qe kerkon nga ne qe te pendohemi e te kthehemi tek All-llahu. Vellezer, nxitoni, nxitoni… Shfrytezoni frymemarrjet e juaja te rendesishme sa keni mundesi. Perkujto te gjitha veprimet tuaja qe ju bejne e t’ju afroje ne Xhennet apo ne zjarr. Ne fund te ketij fragmenti po ju perkujtoj per cdo person i cili eshte fundosur ne defrime dhe epshe, qe ka harruar Zotin e qiejve dhe te tokes, per cdo te penduar i kthyer sinqerisht, qe kerkon falje nga All-llahu ju themi qe te dyve, sikur atij qe I ka thene Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve selem]

: “Ne Diten e Gjykimit e sjellin njeriun qe eshte kenaqur ne kete dunja e qe eshte prej banoreve te zjarrit, e zhytin ne zjarr nje cast, pastaj i thuhet: O biri Ademit a ke pare ndonje kenaqesi? A ke perjetuar ndonje kenaqesi? Ai thote: Jo, vall-llahi o Zot, e sjellin njeriun qe ka jetuar ne dunja me perjetime dhe veshtiresi, por eshte nga banoret e Xhennetit, e fusin ne Xhennet nje cast, pastaj i thuhet: O biri Ademit a ke pare ndonje veshtiresi? A ke perjetuar ndonje veshtiresi? Thote: Jo, vall-llahi, nuk kam perjetuar as qe kam pas veshtiresi.”

Kush nderhyn mes teje dhe pendimit?

Fragmenti yne i dyte eshte me ajetin te cilen kur e degjoi Iblisi qau dhe u molis. Ajet, ne te cilin mekataret dhe te penduarit gjeten kenaqesi, eshte thirrje per ata te cilet lane mangut respektin ndaj All-llahut. Eja me mua qe te lexojme kete ajet:

“Edhe ata te cilet kur bejne ndonje (mekat) te shemtuar, ose i bejne zullum vetes se tyre, e permendin All-llahun dhe kerkojne falje per mekatin e tyre – e kush i fale mekatet pervec All-llahut? dhe qe duke ditur nuk vazhdojne ne ate qe kane punuar (ne te keqen) shperblimi i te tilleve eshte falje nga Zoti i tyre dhe xhennetet neper te cilet rrjedhin lumenje e aty do te rrijne pergjithmone. Sa i mire eshte shperblimi i atyre qe punojne.” (Ali Imran:135-136)

Vella i dashur! Kush nga ne nuk ben mekate? Kush nga ne nuk ben mekate ndaj Zotit te vet? A mendon se mekatet tona jane gjera te cilat jane te vecanta ne te, dhe se askush para neve nuk ka bere mekate? Jo, assesi, asnje dite s’kemi qene si meleket, qe nuk e kundershtojne All-llahun ne ate qe i urdheron dhe e zbatojne ate per cka jane urdheruar. Por jemi njerez qe jemi krijuar te bejme mekate dhe cdonjeri prej roberve te mire qe shikon ne te ka gabime dhe mekate. Abdull-llah Iben Mes’udi u thoshte shokeve te tij qe e pasonin: “Sikur te dishit per mekatet e mia do te hudheshit mbi mua gure.

Thote i Derguari yt, Muhammedi a.s.”Nese nuk do te kishit bere mekate, All-llahu do t’ju mirrte juve, do te sjellte popuj tjere do te benin mekate dhe do te kerkonin falje dhe All-llahu do t’ua falte mekatet.”
Me te vertete ketyre gabimeve nuk mund t’u ikim e as qe mund t’u shmangemi krejtesisht. Eja me mua qe ta debojme shejtanin prej zemres, duke kerkuar falje per mekatet e kaluara…, eja me mua qe ta ripertrijme pendimin tek All-llahu, qe te jete pendim i sinqerte nga zemra…, qe te jete tradite apo zakon i yne fjala e All-llahut xh.sh.:
“Zoti yne ne i beme padrejte (i demtuam) vetvetes sone e ne qofte se nuk na mbulon (mekatin) dhe nuk na meshiron, ne me siguri jemi prej te shkaterruarve.” (El-Araf: 23)

Dije, te mbrojte All-llahu xh.sh. se i Derguari Muhammedi a.s., , pendohej tek All-llahu dhe kerkonte falje me shume se 100 here ne dite. Nga Iben Omeri r.a. transmetohet se i Derguari i All-llahut thoshte 100 here ne mexhlis parase te ngritej: “Rabbigflirli, ve tub alejje, inneke ente tevvabul-gafur – O Zoti im, me fal mua dhe me prano pendimin dhe se me te vertete Ti je qe pranon dhe fale.”

O ju qe keni ngarkuar veten me mekate dhe gabime, derisa dikush nga ju mendon qe All-llahu nuk jua u pranon pendimin, nese pendoheni une ju them juve ngadale, sepse dera vazhdon te jete e hapur. Une ju them juve te gjitheve nga zemra ime qe deshiron per ju cdo te mire, degjoni All-llahun i Cili ju therret duke thene:
“Thuaj: O roberit e Mij, te cilet e keni ngarkuar me shume gabime veten tuaj, mos e humbni shpresen ndaj meshires se All-llahut, pse vertet All-llahu i fale te gjithe mekatet, Ai eshte qe shume fale dhe meshirues. Dhe, kthehuni te Zoti juaj dhe peruluni Atij…” (Ez-Zumer: 53-54)

Por, dije, vella i dashur, se me te vertete All-llahu gezohet me pendimin tend. “All-llahu me teper gezohet per pendimin e robit te vet kur te pendohet sesa ndonjeri prej jush i cili ka udhetuar me deve neper shkretetire, e i humbet ajo, me te edhe i tere uji dhe ushqimi, e kerkon por e humb shpresen per ta gjetur, pastaj vjen te nje lis dhe nga lodhja shtrihet nen hijen e tij me shprese te humbur, dhe duke qene ne kete gjendje e sheh devene e vet duke qendruar para tij, ai ngrihet, e kap litarin dhe nga gezimi i madh theret: O Zoti im! Ti je robi im, kurse une jam Zoti yt, duke u shprehur gaboi nga gezimi i forte”

Nje person erdhi tek i Derguari i All-llahut dhe i tha: “Nese nje njeri vepron cdo mekat, nuk len asgje nga ajo pa e bere qofte dic e vogel apo e madhe, a ka vend per kete teube? Pejgamberi a.s. e pyeti: A e ke pranuar Islamin? Tha: Une deshmoj se s’ka Zot te adhuruar pos All-llahut dhe se ti je i Derguari i All-llahut. I tha: Ben vepra te mira dhe leri veprat e keqija, ashtu qe All-llahu t’i shnderroje te gjitha ne vepra te mira. E ai tha: te gjithe tradhtite dhe krimet e mia? Tha: Po. Ai tha: All-llahu ekber, vazhdoi duke e madheruar All-llahun derisa u humb nga shikimet tona.”

O ti i cili ke nevoje te Zoti yt, nese ke qene i pasur ne kete bote, cka deshiron pas gjithe ketyre pergezimeve, kthehu te Zoti yt, se ky kthim eshte edhe me falenderues per ty ne kete bote dhe ahiret. Ne kete bote me zemer te bindur dhe gjoks te hapur dhe furnizim te gjere:

“..kush i permbahet dispozitave te All-llahut, atij Ai i hap rruge.” (Et-Talak: 2)

Nese nuk te furnizon me pasuri, te furnizon me shtimin e imanit. Dhe se fundi: “Xhennetet e Adnit jane me dyer te hapura per ate. Aty do te jene te mbeshtetur ne kolltuke dhe kerkojne peme e pije te llojeve te ndryshme. Ata kane prane vetes (hyri) sy perulura te nje moshe. Keto jane ato qe premtoheshit per diten e llogarise. Ky eshte furnizimi Yne, i cili nuk ka te mbaruar.” (Sad: 50-54)

All-llahu i Madheruar thote ne hadith kudsij: “O roberit e Mi, te gjithe ju jeni te lajthitur pervec atij qe e udhezoj Une, prandaj kerkoni udhezim nga Une do t’ju udhezoj.”

Vella i dashur, All-llahu na pranofte pendimin mua edhe ty. Mendo per kete ngjarje, merr nga kjo keshille dhe mesim, dhe krahaso me fjalen e All-llahut: “A nuk eshte koha qe zemrat e atyre qe besuan te zbuten me keshillat e All-llahut dhe me ate te vertete qe zbriti (me Kur’an), e te mos behemi si ata, te cileve u eshte dhene libri me pare e zgjati koha dhe zemrat e tyre u shtangen e shume prej tyre jane jasht rruges.” (El-Hadid: 16)
Me ka treguar njeri nga thiresit e mire dhe te sinqerte, e llogaris keshtu, ndersa All-llahu e di me se miri dhe nuk e pastroj aske para Atij. Nje hoxhe thote: “Jetonte ne afersi te shtepise sime nje familje e vogel, nje i ri i cili nuk i kishte kaluar mbi 20 vite, kishte shume vullnet dhe ngrohtesi te madhe per muzike, saqe kishte arritur ne ate shkalle qe ta donte njeren prej kengetareve, jo vetem se e donte zerin e saj por e donte vajzen ne vecanti, hoxha thote: gjithmone kisha synim qe ta keshilloj, cdohere qe me jepej rasti, ndonjehere e nxitja per Xhennet, e ndonjehere duke e frikuar nga zjarri I Xhehennemit. Cdo here qe e keshilloja i mbusheshin syte me lote saqe ndonjehere qante pas cdo keshille qe e keshilloja, ma jepte besen se nuk do te kthehet ne degjimin e muzikes, por nuk kalonte nje kohe e shkurter, nuk e mbante premtimin.

Nje dite prej diteve e perkujtova me Xhennet dhe Xhehennem, filloi te qaje me nje te qajtur te madh, derisa fillova te ndjej meshire ndaj tij:

Por une kete here ne vete ndjeja, se kjo keshille do te jete per te pershtypje e madhe, e i thashe: Ma jep doren, e ai ma dha, dhe i thashe: Me jep zotimin e All-llahut, e ai ma dha zotimin se nuk do te kthehet. E me tha: Zotova All-llahun, pastaj te zotova ty qe nuk kam per t’u kthyer, pastaj me erdhi ne mengjes e me vete kishte kaseta te muzikes dhe tha: Vellai im, merri keto kaseta dhe thei qe te gjitha, djegi, vepro c’te duash, vetem me largo nga ato, largoe nga une kete semundje te zemres e cila me ka bere cdohere te jam i pakujdesshem ndaj namazeve dhe nga Zoti i qiejve dhe i tokes. Thashe: Subhanall-llah, rrotulluesi i zemrave, cka ndodhi me te?

Me tha: pasi qe u ndava prej teje dje, shkova ne shtepine time, pastaj fjeta dhe pashe ne gjume veten se si isha duke ecur ne bregdet ku ne ate moment nje shoku im, shpejtonte drejt meje pasi qe arriti tek une shpejtoj dhe pyeti: A e don ate vajze filanen? I thashe atij me gjithe zemer: Po. Tha: Ajo eshte atje duke kenduar, shpejtova me te duke vrapuar, deshirova qe ta shoh se e kam dashur shume, e pasi qe u lodha teper duke vrapuar kur ne ate cast e pashe duke kenduar. Qendrova duke shikuar ate, dhe u kenaqa dhe u habita me zerin e saj, dhe bukurine e saj. Thote, ky vella I penduar, ashtu qe ne ate moment, kur nje dore preku kraharorin tim, kur u ktheva ishte nje fytyre e ndritshme, sikurse hena ne gjysmen e muajit te saj, e stoliste mjekra e bukur qe kishte gjurme te mira dhe me lexoi mua fjalen e All-llahut: “A eshte me i udhezuar ai qe ece i permbysur me fytyre ne toke, apo ai qe ecen ne pozicion qendrues rruges se drejt ?” (El-Mulk: 22)

E perseriste me nje ze te dhimbshem kete ajet, filloi te qaje derisa u befasova ashtu qe edhe une fillova te qaj, keshtu qe te dy e perseritnim ajetin…, u zgjova nga gjumi papritmas duke lexuar ajetin: “A eshte me i udhezuar ai qe ece i permbysur me fytyre ne toke, apo ai qe ecen ne pozicion qendrues rruges se drejt?” (El-Mulk:22)

Qaja, pastaj ne dhomen time hyri nena ime, kur me pa ne kete gjendje u trondit, andaj edhe ajo filloi te qaje me mua

. Ky hoxhe thote: Pas kesaj ky i ri e urrente muziken me nje urrejtje te madhe dhe ndjente njefare kenaqesie gjate leximit te Kur’anit, e shikoja ne syte e tij se si i rridhnin lotet gjate leximit te Kur’anit. Pra, ti shkruaje rrefimin e pendimit me laps te permallimit, me ngjyren e loteve, e nxito me te kah nenshtrimi i All-llahut dhe frikesimi prej Tij, dhe parashtroje ate lutje, se ndoshta degjohet, dhe qaj per mekatet e bera dhe per mirenjohje te pakta.

Dije vella i dashur, All-llahu na meshirofte mua dhe ty, se robi mund te bej mekate dhe te hyje ne Xhennet? A e din si eshte ajo? Kjo eshte se ai vepron ndonje mekat, vazhdon dhe i lodhet syri duke u frikuar dhe trishtuar duke qare, i penduar e i turperuar prej Zotit te tij, kokeulur dhe zemerthyer, keshtu qe ky mekat shkakton lumturi dhe shpetim per robin, saqe behet per te me e dobishme se shume ibadete, te cilat sjellin lumturi dhe shpetim prej ketyre ceshtjeve, ashtu qe ky mekat behet shkak per hyrjen e tij ne Xhennet.

O ti qe e deshiron Xhennetin e All-llahut! O ti qe frikohesh nga zjarri I Xhehennemit! Keto karvane te penduesve po ecin, i shohim gjurmet e kembeve tua me kembet e tyre. Ky eshte grumbulli i penduesve, pranoe… Thua: valle e pranon zemra jote me ata te tjerat… Keto jane lotet e atyre qe kerkojne falje ne mekate, atyre lote u rrjedhin neper faqet e tyre… A thua dalin prej syve tua lote qe t’u bashkohen loteve te atyre.
O vellai im! Keto thirrje te sinqerta jane prej All-llahut xh.sh. i Cili thote:

“…Pendoheni te gjithe te All-llahu, o besimtare, ne menyre qe te gjeni shpetim.” (En-Nur:31)

Nese ka dicka cka duhet, do te perkujtoja per te, ndersa une te perkujtoj ty me nje perkujtim me te madh sesa te rrotullohen brengat tuaja rreth ndonje kasete me kenge, ndonje klubi futbollistik qe humb apo fiton, udhetim jashte vendit tend apo kenaqesi me harame. Jo, vellai im! Kjo nuk eshte ajo qe te takon ty, por kjo u takon atyre qe ka thene All-llahu [subhanehu ve teala]: “E ata qe nuk besuan perjetojne kenaqesi (ne kete jete) dhe hane ashtu si hane kafshet, e vendi i tyre eshte zjarri.” (Muhammed:12) Ti vella i dashur, je i paster nga gjithe keto, ti u krijove ne kete dunja per nje ceshtje te madhe pergatitu per nje gje madheshtore… O vellai im i dashur, shpresen te cilen e posedon, le te jete kenaqesia e All-llahut, Fuqiplotit… Shiko ne veprat tua, a do te jete i kenaqur All-llahu apo jo?

O vellai im, shpresa ne ty le te jene xhenetet ne te cilet rjedhin lumenjt, pra cka ke pergatitur per te hyre ne te. Ndalu me vetveten, ndalu sinqerisht, dije se kur do te flesh nuk do te zgjohesh, mund qe te dalish prej shtepise e te mos kthehesh, t’i veshish rrobet tuaja e te mos mundesh t’i zhveshish, por t’i zhveshe laresi yt, mund qe te vozisish veturen e te mos zbritesh nga ajo, por te dalish prej vetures si trup I vdekur. Pra, ne cfare gjendje deshiron te vdesish? Si deshiron te ndahesh nga kjo bote? Vellai im! Ne fund te ketij fragmenti te them ty sikurse tha Muhammedia.s.:

“Vertet, All-llahu i madherueshem gjate nates e mban te shtrire doren per te pranuar pendimin e mekatareve te dites, dhe e shtrine doren gjate dites per te pranuar pendimin e mekatareve te nates, derisa te lind dielli nga perendimi.”

Kjo eshte keshille per cdo besimtar dhe besimtare qe deshirojne Xhennetin, keto keshilla nuk jane te mia por jane nga Zoti i boteve dhe qiejve, i Cili thote: “Perkufizoje veten tende me ata qe lusin Zotin e tyre mengjez dhe mbremje, e qe kane per qellim kenaqesine (razine) e Tij, dhe mos i hiq syte e tu prej tyre e te kerkosh bukurine e kesaj bote dhe mos ju bind atij qe ja kemi shmangur zemren e tij prej perkujtimit ndaj Nesh dhe i eshte dhene epshit te vet, pse puna e tij ka mbaruar.” (El-Kehf:28)

Nese je qe deshiron Xhennetin, kujdesu per shoqerine, nese i shikon ata, te perkujton All-llahun, nese te flasin ty, te flasin per cdo pune te mire dhe te dobishme, kujdesu dhe ke frike prej shoqerise se keqe dhe gjithnje te perkujtoj me kete ajet: “Ate dite zullumqari do t’i kafshoj duart e veta dhe do te thote: I mjeri une, ta kisha marre rrugen e Pejgamberit! O shkaterrimi im, ah te mos e kisha bere filanin mik! Ne te vertete, pasi e gjeta rrugen e drejte, ai me largoi mua prej asaj, e djalli eshte ai qe njeriun e humb dhe e len te vetmuar.” (El-Furkan: 27-29)

Personi ne kete ajet eshte shoku i keq i cili te therret ne kaseta te muzikes, filma te felliqur, gazeta te ndytura dhe ne cdo send qe te largon nga respekti dhe permendja e All-llahut. All-llahu xh.sh. i thote: “Ate dite shoket e ngushte (Diten e Gjykimit) do te jene armiq te njerit-tjetrit pervec atyre qe ishin te sinqerte ne miqesi.”(Ez-Zuhruf: 67)

Cdo i dashur do ta armiqesoje te dashurin e tij, vetem ata te cilet jane dashur per hir te All-llahut… cdo shok do te largohet prej shokut te tij pervec ata qe kane qene shoqeria e tyre ne respekt ndaj All-llahut xh.sh.. Nese je prej atyre qe je sprovuar me shoqeri ne te cilen nuk te afrohen tek All-llahu, largohu prej tash para se te largohen ata prej ty, por ku dhe kur, sa i perket kohes eshte e njohur ndersa vendi eshte ne zjarr. “Dhe (sikur te shihnin) kur do te largohen e ata qe u prinin prej atyre qe i ndiqnin (paria largohet prej atyre qe u shkonin pas), e te gjithe e shohin denimin dhe keputen lidhjet e tyre.” (El-Bekare:166)

Se fundi, lus All-llahun [subhanehu ve teala] qe te udhezoje ne cdo veper te mire dhe te largoje prej cdo veper te keqe. All-llahu t’i falte mekatet tua, t’i lehtesofte punet e tua, e paqja dhe shpetimi qofte mbi Muhammedin a.s..

Porosi e vecante
Vella i dashur! O ti qe e perfille fjalen e All-llahut xh.sh.: “…ruani veten dhe familjen tuaj prej nje zjarri lende djegese e te cilet jane njerezit dhe guret.” (Et-Tahrim: 6)
O ti i cili ke vendosur ne shtepine tende nje send te cilit do t’ia dish neser demin e tij, hesht per vepren te ciles ia din pasojat, kjo leter eshte prej te dashurit tend, qe permallohet per ty, lexo me syrin e drejtesise, larg pasimit te epshit, pastaj shiko se cfare do te veprosh ti? Kerkoj prej teje qe ta lexosh teresisht duke perkujtuar fjalen e All-llahut:

“A nuk eshte koha qe zemrat e atyre qe besuan te zbuten me keshillat e All-llahut me ate te vertete qe zbriti (Kur’an)…” (El-Hadid: 16)

Vellai im! Te porosis me keto fjale, te cilat dolen prej zemres sime, ndoshta arrijne te zemra jote, jane perzier me shpirtin tim, ndoshta perzihen me shpirtin tend, e shkrova me ngjyre te dashurise dhe cilterise me keshilla e permbushje te emanetit, ndoshta nga shpirti yt i ciltert nuk gjen shtegdalje tjeter. Vella i dashur, pa dyshim une nuk te njoh por edhe ti nuk me njeh, por ajo qe me shtyri te shkruaj per ty, eshte ajo qe e ke vendosur mbi shtepine tende, qe arrin ne re, e perqafon qiellin, e hap zemren per cdo mysafir, e pershendet me duar cdo ardhes, e ka drejtuar trupin e tij me cdo krenari e lumturi, e qe ka ngritur koken me mendjemadhesi dhe mashtrim, pastaj je ulur brenda ne shtepine tende ne formen e ndejes se tij. Je mbeshtetur ne shtroje te bute prej mendafshi, ke urdheruar qe te te sjellin ushqime te ndryshme si dhe ke urdheruar te mbyllen dyert dhe dritaret, pastaj, ke marre celesin e aparatit me dore dhe e sjell si te duash, nefsi yt qe te urdheron te thote: kush eshte si ti!

Te shetitet zemra jote ka te doje epshi, kjo eshte bota para teje, shetitu ne te kah te duash, fillon te shetitesh dhe fytyra jote plot buzeqeshje, shikimet e tua hasen ne pamje te zbuluara, jarga jote po rrjedh neper shikimet e turpshme, prej filmit ne pjese teatrale, prej valleve ne kenga, prej gjynaheve ne mekate, prej gabimeve te vogla ne gabim te madh, shikon ne kete ekran te bardhe gje qe te bene pike te zeze ne zemren tende, te cilet behen te njepasnjeshme e keshtu zemren tende te bardhe e shnderrojne ne te zeze, e me ne fund zemra vdes dhe mbetet vetem trupi yt. Pastaj e urren cdo veper te mire dhe deshiron cdo pune te keqe, largohesh nga miresia dhe u afrohesh gjerave te shemtuara. Ne fytyren tende paraqiten gjurme te rraskapitjes, ngushtim te shpirtit dhe brenga te thella. Me gjithe keto zbavitje dhe reaksione, jeta jote do te shnderrohet ne veshtiresi, netet e tua do te nxihen ndoshta do te ankohesh nga keto mundime, do te ankohesh prej dilemave dhe gjendjeve te nderlikuara, sepse Zoti dhe Mbrojtesi yt thote:

“E kush ia kthen shpinen udhezimit Tim, do te kete jete te veshtire dhe ne Diten e Kijametit do ta ringjallim te verber.” (Ta Ha: 124)

Vella i dashur! Dije se ti tani i mbyll syte dhe veshet qe te mos te shohesh dhe degjosh asgje pervec televizorit. Dije se tani vetem po vrapon, e nuk mendon pervecse per ndonje film apo bisede te nates, dhe per zbavitje e defrime. Dije se ti po vrapon, e vrapon, e je i etur, i etur…
E di se ti vrapon pas epsheve dhe i lodhur mundohesh qe t’i arrish kenaqesite shkaterruese.

Por a thua vella i dashur, nuk e di se ne fund te kesaj rruge eshte nje humnere e thelle dhe e tmerrshme. Vella, me lejo qe te ndalem para teje ne mes te kesaj rruge e te them: ndalu, ndalu dhe kthehu te Zoti yt. Frikoju nga zjarri, ruaju nga Xhehennemi, para atij ke tmerre dhe trishtime. Para vetes ke begati dhe denim. Para vetes ke gjarprinj dhe gjera te trishtueshme. Betohem ne All-llahun, Zotin e vertete, nuk do te bejne dobi filmat, humbja e kohes dhe te ndejturit pa nevoje. S’ke dobi prej valles dhe kengeve. Vella i dashur, ndalu me vetveten per nje cast dhe pyetu: deri kur do te vrapoj pas epsheve dhe do te lodhem pas gjerave te shemtuara. Sa do te jetoj ne kete bote? 60, 80,100 vjet, pastaj cfare? Vdekje, jete e amshueshme ne kopshtet e begatise ose ne zjarrin e Xhehennemit dhe uje te nxehte pervelues.

Vella, paramendo veten ne castin e vdekjes, kur do te futesh ne varr dhe kur do ta hetosh erresiren e tij, vetmine dhe ngushtesine e tij. Perkujto dy meleket te cilet te ulin dhe te pyesin. Paramendo trupin tend pas vdekjes, mish i copetuar, asht i thyer, ka humbur bukuria e trupit dhe eshte shnderruar ushqim per krimbat. Perkujto ate dite kur do te degjosh britmen e madhe me te cilen do te jesh i ftuar per qendrim para All-llahut. Zemra do te dridhet nga frika, floket do te zbardhen, e do te dalish nga varri i pluhurosur kembezbathur dhe I zhveshur. Dridhet toka, rrafshohen kodrat, shmangen syte prej tmerrit, happen fletoret, brengoset i frikesuari.

Ndizet zjarri, mekatet i kaplojne njerezit, shtrihet ura, pergatiten kamxhiket, afrohet llogaria, veshtiresohet denimi, deshmon libri dhe nderpriten lidhjet. Perkujto se sa i vogel do te jesh ate dite, do te jesh i vetmuar me friken, me pikellimin tend dhe me brengat tua, do te jesh i vetmuar me mekatet tua, do te ikesh prej femijeve tu, prej nenes dhe babait, bashkeshortes, prej vellait. Ate dite vendosen peshoret dhe pergatiten librat, sa rreshqitje do te jene te regjistruara ne ato libra, sa te mangeta kane qene veprat tua, ate dite do te thirresh ne mesin e krijesave. O filan, biri i filanit, dil para All-llahut! Do te ngritesh i vetmuar, sepse ti je ai qe kerkohesh. Perkujto dobesine tende, friken e madhe, dridhjen e zemres kur qendron para

Mbretit te vertete. Qendron para Atij prej te Cilit ishe duke ikur ne kete bote. Ai vazhdimisht te thirrte por t’i nuk i pergjigjej. Ne doren tende e ke librin i cili ka regjistruar cdo gje, qofte e madhe apo e vogel, do ta lexosh me ze te ulet, me zemer te thyer. Fjalet e tua jane plot frike dhe turp, me cfare fjale do te pergjigjesh pyetjeve te Tij, per pasurine qe e humbe, per jeten ne te cilen e kalove, te gjithe kufijte per syrin mashtrues, per veshin me te cilin degjoje gjera te ndaluara, me cfare kembe do te qendrosh para All-llahut, dhe me cfare sy do te shikosh dhe me cfare zemre do te pergjigjesh. Cfare do te thuash neser kur do te pyet: o robi im, pse nuk me nderove, pse nuk u turperove prej Meje, pse e harrove pranine Time, o robi Im, a mendove se Une nuk te shoh, a nuk isha Bamires ndaj teje, a nuk t’i dhash gjithe keto begati. Vella i dashur, perkujto keto caste te veshtira dhe keto momente te trishtueshme, ate dite njeriu e harron shokun e vet, te dashurin e vet, nuk shpeton perpos atij qe vjen me zemer te shendoshe.

Vella, ndalu me vetveten ne kete cast vendimtar dhe dije se shkaku i krijimit tend ne kete bote eshte adhurimi. All-llahu thote: “Une nuk i krijova xhinnet dhe njerezit per tjeter pos qe te me adhurojne.” (Edh-Dharijat: 56)
Nuk je krijuar per kot, per loje dhe per tallje. All-llahu thote: “A menduat se Ne u krijuam kot dhe se nuk do te ktheheni ju te Ne?” (El-Mu’minun: 115)

Vella, te drejtohem ty dhe fese tende, e cila i ndalon keto gjera te shemtuara, i drejtohem moralit tend i cili qendron larg ketyre epsheve, i drejtohem mendjes tende e cila i refuzon keto cmenduri, i drejtohem zemres tende e cila frikohetprej ketyre gjerave shkaterruese, i drejtohem xhelozise tende e cila e ruan nderin e grave te huaja. Pra, ndihmoe veten tende, largoe kete satelit prej shtepise tende, All-llahu [subhanehu ve teala] do ta zevendesoje me dic me te mire ne kete bote dhe boten tjeter. Vella, nuk i shkrova keto shkronja dhe nuk I thashe keto fjale vetem nga frika per fytyren tende te bardhe, qe mos te nxihet fytyra jote e ndritshme ne Diten e Gjykimit, qe mos te behet erresire ne trupin tend te bute, e qe te kaploj zjarri i Xhehennemit.

Lutja jone e fundit eshte: Falenderimi i takon All-llahut, Zotit te boterave.

Abdul-Muhsin ibn Abdurrahman

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit