Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, priti sot në takim një delegacion të qytetit të Eskishehirit të Republikës së Turqisë, të udhëhequr nga Kadir Koçdemir. Në takim mori pjesë edhe ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Songül Ozan.
Presidentja Jahjaga i vlerësoi marrëdhëniet ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë si shumë të mira dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në të gjitha fushat e posaçërisht në fushën e arsimit, kulturës dhe shëndetësisë.
Prefekti i qytetit të Eskishehirit, qytet ky që u shpall Kryeqytet për Trashëgimi Kulturore të Paprekshme nga UNESCO, tha se të dyja vendet kanë marrëdhënie jashtëzakonisht të mira mes vete dhe theksoi rëndësinë e avancimit të tyre në të ardhmen, sidomos në fushën e arsimit pasi që në dy universitetet e këtij qyteti studion një numër i madh i studentëve nga Kosova./koha/kohaislame