Kryeministri turk, Recep Tayyip Erdogan ka festuar të shtunën dhjetë vjet në pushtet me Partinë e tij për Drejtësi dhe Zhvillim(AKP).
Ai iu tha anëtarëve të partisë në një kamp vjetor në Kizilcahamam afër Ankarasë se partia ia ka dalë që të ndryshojë mënyrën se si turqit kanë menduar për politikën.
Ai tha se e ka sfiduar në mënyrë të suksesshme rolin e ushtrisë si një gardian të vetë-emëruar të shtetit turk.
“As shteti as republika nuk kanë nevojë për gardian, sikur që as kombi nuk ka nevojë për dado”, u shpreh Erdogan.
Dekada e AKP-së në pushtet është shënuar me reforma të mëdha politike dhe ekonomike./BS/kohaislame