1.4 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

NJË ÇAST, TË LUTEM !

Më të lexuarat

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimet qofshin vetëm për Allahun. Paqja dhe shpëtimet qofshin mbi të dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij, si dhe mbi të gjithë pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Ti tani je ulur apo ngritur, s’ka problem.

Ndoshta do të lodhesh pak me mua.

Kërkoj nga ty që të meditosh !

Imagjino!

A imagjinove?

Më fal!

A e imagjinove Ditën e Kiametit duke u llogaritur?

Dhe…, ti zotrote nuk ke lënë gjë pa bërë prej gjynaheve.

Ti tani je në një vendqëndrim ku asnjëri  nuk do të dëshironte të ishte, sepse ti do të shkosh në zjarr.

Çfarë do të shpresoje në atë kohë?!

Jam i sigurt se do të thuash: “Më mirë të mos isha asgjë.”

A mendon se kjo çështje është kaq e lehtë? (Të lihesh pa u llogaritur)

Mirë!

Imagjinoje atë kohë kur do të të vijnë ty male me të mira!

Nga vijnë këto? A e di?

Nga pesë minutat që do ta lodhesh veten tënde çdo ditë.

Sa herë që i shton këto minuta, shtohen malet me të mira.

Dhe tani, shkruaj një mesazh në e-mail, sikurse kjo, për pesë minuta.

Ose më mirë thuaj: “Subhanallahi ue bihamdihi, subhanallahil adhijm.” Dhe kjo për pesë minuta.

Tani peshorja jote u rëndua.

Profeti (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) thotë: “Dy fjalë janë të rënda për peshoren, të lehta për shqiptim, të dashura për Allahun. Ato janë: “Subhanallahi ue bihamdihi, subhanallahil adhijm.”

A dëshiron ta rëndosh peshoren tënde më shumë, ndërkohë që ti je duke ndenjur ulur?

Atëherë, dërgoje këtë mesazh dhe këtë hadith tek të gjithë ata që  i njeh dhe do ta gjesh peshoren tënde, inshallah,  të rëndë në Ditën e Gjykimit, madje më të rëndë se sa ti e mendon.

A e di përse?

Sepse Profeti (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) thotë: “Kush vepron në Islam një vepër të mirë, do të ketë shpërblim për të dhe për atë që punon me të deri në Ditën e Gjykimit.”

O vëlla dhe ti motër e dashur! Merreni seriozisht, do të shpërbleheni për çdokënd  që e merr këtë mesazh dhe punon me të deri në Ditën e Gjykimit. E gjithë kjo vetëm me një të klikuar mbi maus.

Përktheu: Erion Sulo

Burimijetes.com

19.08.2007

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit