Personi, i cili gjeti vdekjen si rezultat i një grindjeje në parkingun e supermarketit Asda në Biggleswade të Britanisë së Madhe, kohët e fundit u shërua nga kanceri, njoftoi familja e tij.
64-vjeçari Brian Holmes u përfshi në një grindje në parkingun për njerëzit me aftësi të kufizuara të supermarketit.
Pas kacafytjes atë me plagë të rënda në kokë e dërguan në spital, ku ai ndërroi jetë.
“Brian Holmes ishte një njeri familjar, i cili adhuronte nipërit dhe familjen e tij, dhe vetëm këtë javë atij i thanë që ishte shëruar nga kanceri dhe se ishte plotësisht i shëndetshëm”, – thuhet në një deklaratë të familjes Holmes.