Një 72-vjeçare e dyshuar për 700 vjedhje në dyqane, kryesisht në ato me lodra, u arrestua të hënën në Paris, njoftoi policia pariziane.
Në origjinë të arrestimit të saj, një ankesë e dërguar në mes të tetorit nga përgjegjësja e një dyqani me lodra prej druri në lagjen numër XVIII të kryeqytetit francez, që kishte njohur 18 nga lodrat e vjedhura në dyqanin e saj të shiteshin në një faqe interneti.
Hetuesit identifikuan më pas gruan 72-vjeçare, që jetonte në të njëjtën lagje, përcjell Atsh.
Ajo kishte publikuar 957 njoftime që prej muajit qershor ku shiste kryesisht lodra, që përshkruheshin si të reja dhe me amballazh origjinal.