6 persona kanë mbetur të plagosur në një sulm me acid në Stratford, në pjesën lindore të Londrës në Angli.
Sulmi ka ndodhur mbrëmjen e të shtunës në hyrjen e një qendre tregtare.
Policia bën të ditur se ky nuk ishte një sulm terrorist.
Ekipi i ndihmës së shpejtë ka trajtuar në vendngjarje të plagosurit, tre nga të cilët janë dërguar për kurim në spital.
Asnjëri nga të plagosurit nuk është në rrezik për jetë ndërkohë që 3 prej të plagosurve janë duke u kuruar në spital.
Policia ka arrestuar një 15 vjeçar në lidhje me këtë ngjarje.