Policia e Kosovës, vetëm gjatë 24 orëve të fundit, ka arrestuar dy persona në Gjilan dhe Vushtrri për shkak të të shtënave nëpër ahengje.
Sipas Policisë, një i dyshuar gjatë një ahengu familjar në shtëpinë e tij ka shtënë në ajër me armë zjarri në Gjilan.
“I dyshuari ka pranuar veprën me ç’rast ka dorëzuar armë me gazë me një karikator dhe një fishek e cila është konfiskuar nga policia. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe janë konfiskuar tri gëzhoja si dëshmi materiale. Pas intervistimit me vendimin e prokurorit, i dyshuari lirohet kurse rasti mbetet të hetohet”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Ndërsa, në Vushtrri, është arrestuar një person, pasi në oborrin e një restoranti ku kishte një aheng ka shtënë me armë zjarr.
I dyshuari e ka pranuar dhe ia ka dorëzuar njësitit policor armën me gaz me një karikator të zbrazët.
Në vendin e ngjarjes ka dalë njësia policore, ku ka gjetur dhe ka konfiskuar 43 gëzhoja.
Pas intervistimit me vendimin e prokurorit, i dyshuari lirohet, kurse rasti mbetet të hetohet.