Kanë nisur kërkimet për gjetjen e trupit të 27-vjecarit në fshatin Gostivisht të Ersekës. Polumbarë e forca të RENEA-s janë zhytur disa herë në rezervuarin ku humbi jetën i riu, por ujërat e turbullt vështirësojnë gjetjen e tij. Ngjarja ndodhi pasditen e djeshme në fshatin Gostivisht të Ersekës.
Sipas policisë dhe dëshmitareve ne vendngjarje, 27-vjecari Festim Bimo është përpjekur të shpëtojë bagetitë, të cilat kishin rënë në thellësi të rezervuarit, por nuk ka mundur të dalë më prej andej. Mësohet se kërkimet për gjetjen e trupi të babait të dy fëmijëve janë duke u zhvilluar në të gjithë rezervuarin, i cili ka një një veti thithëse dhe një thellësi nga 10 deri në 20 metër./BS/kohaislame