-3.8 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Nisi konferenca shkencore në Prizren

Më të lexuarat

Në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të mërkurën ka nisur punimet një konferencë ndërkombëtare me temën: “Ballkani në mes të Lindjes dhe Perëndimit”, që organizohet bashkë me partnerët, Universitetin e Tiranës, Universitetin e Korçës “Fan S. Noli”, Universitetin e Balikiserit dhe Universitetin Yalova të Turqisë. Më 5, 6 dhe 7 qershor, në këtë konferencë, pos temës bosht, do të prezantohen punime kualitative shkencore edhe nga shkencat e edukimit, shkencat sociale, teknologjia informative, kultura, gjuha dhe letërsia, ekonomia, shkencat juridike, ato politike, menaxhimi, tregtia, marrëdhëniet ndërkombëtare, financat, turizmi etj.

Prof. Dr. Mazllum Baraliu, rektor i UPZ-së, ka theksuar se konferenca është ngjarje e rëndësishme akademike dhe shkencore që ka temë bosht rrjedhat ballkanike në mes të Lindjes dhe Perëndimit, tematik kjo sa aktuale, e rëndësishme dhe sfiduese dhe që ka nxitur interesin e studiuesve të shumtë që janë paraqitur në këtë konferencë (mbi 300 syresh) nga rajoni dhe më gjerë.

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja ka përgëzuar për punën e mirë që është duke u bërë në Universitetin “Ukshin Hoti”, posaçërisht për organizimin e kësaj ngjarje të rëndësishme shkencore.

Mahir Yagcilar, ministër i Administratës Publike, ka thënë se Prizreni, si qyteti i vlerave dhe trashëgimisë kulturore dhe historike, ka merituar dhe meriton mbajtjen e konferencave të ndryshme. “Besoj se kjo traditë do të vazhdoj edhe në të ardhmen. Qeveria është e gatshme të mbështes organizime të tilla.”, është shprehur ai me këtë rast.

Ramadan Muja, kryetar i Komunës, me këtë rast ka thënë se kjo konferencë shkencore është eveniment i rëndësisë së veçantë.

Songul Ozan, ambasadore e Turqisë në Kosovë, ka theksuar bashkëpunimin mes universitete shqiptare dhe atyre turke. Ajo ka thënë se e konsiderojnë Kosovën shtet vëlla dhe se do të vazhdojnë ta mbështesin Kosovën në të gjitha aspektet edhe në të ardhmen. Në hapjen solemne të punimeve nga një fjalë rasti e kanë mbajtur edhe rektorët e universiteteve nga Shqipëria dhe Turqia./koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit