1.3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

“Nisi” gara për Prishtinën…

Më të lexuarat

Ethet e garës të partive politike për kryeqytetin kanë filluar, edhe pse përveç Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) -e cila ka kandiduar Besnik Tahirin për herë të dytë për garën për të parinë e Prishtinës – partitë tjera ende nuk kanë dalë me emra të kandidatëve.

Në media ditëve të fundit është përfolur se Lidhja Demokratik të Kosovës (LDK) dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK) do të hyjnë në garë për Prishtinën me Korab Sejdiun, respektivisht Blerand Stavilevcin, edhe pse këta të fundit janë shprehur të befasuar me këtë lajm.

“Jam befasuar me këtë lajm”, tha Sejdiu për Telegrafin, duke shtuar se nuk ka marrë asgjë zyrtare nga vendimmarrësit në LDK. “Nëse kjo do të jetë e vërtet, atëherë është nder për mua ta marrë këtë detyrë me përgjegjësi kaq të lartë, të besuar si nga qytetarët ashtu edhe nga LDK-ja”.

Ai tha se a do t’i hynte garës për Prishtinën është një çështje hipotetike, për të cilën nuk mund të flas tani.

“Kërkohet analizë edhe në aspektin personal, duke pasur parasysh përgjegjësinë që e kërkon ky post”, theksoi Sejdiu.

Ndërsa, Blerand Stavilevci shprehet se nuk është e vërtet ajo që flitet në media, pra se ai do të jetë kandidat i PDK-së për Prishtinën. Ai tha për Telegrafin se sfida më e madhe për udhëheqjen aktuale të kryeqytetit janë qytetarët e Prishtinës, të cilët, sipas tij, janë të pakënaqur me gjendjen aktuale.

“Çështja e Prishtinës i tejkalon kornizat e ideve dhe koncepteve politike dhe partiake, sepse shumë me shumë se ato, Prishtina ju takon të gjithëve. Njerëzit duhet të mblidhen rreth idesë së Prishtinës, pavarësisht përcaktimit partiak, sepse ideja për Prishtinën është shumë më fisnike se sa përcaktimet partiake”, ka deklaruar Stavilevci.

Në anën tjetër, Shpend Ahmeti nga Lëvizja Vetëvendosje (VV), tha për Telegrafin se deri më tash nuk janë përcaktuar se kush do të jetë kandidat i tyre për Prishtinën, duke sqaruar se pas shpalljes së zgjedhjeve, anëtarësia e VV-së në Prishtinë përmes votës do të përcaktojnë kandidatin./telegrafi/.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit