4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Nishani, vizitë zyrtare në Turqi

Më të lexuarat

Me ftesë të Presidentit turk Erdogan, kreu i shtetit, Bujar Nishani i shoqëruar nga Zonja e Parë, Odeta Nishani u nis për një vizitë zyrtare në krye të delegacionit shqiptar drejt Turqisë.

Presidenti Nishani do të pritet gjatë kësaj vizite nga Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, me të cilin do të zhvillojë një takim kokë më kokë, si dhe bisedime dypalëshe në krye të delegacioneve zyrtare respektive dhe më pas do të ketë takime dypalëshe me Kryetarin e Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë, Ismail Karahman dhe me Kryeministrin turk, Binali Yildirim, transmeton TCH.

Agjenda e vizitës së Presidentit të Republikës përfshin edhe mbajtjen e një leksioni në Universitetin e Stambollit si dhe një takim të përzemërt e vëllazëror me bashkësinë shqiptaro-turke.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit