Këshilli Kombëtar Tranzicional i Libisë ia transferoi kompetencat Kongresit Kombëtar të vendit, por rruga e shtetit drejt vendosjes së një sistemi të mirëfilltë demokratik mbetet ende e gjatë, bëri të ditur agjencia e lajmeve DPA.
Tani Kongresi Kombëtar duhet të emërojë një kryeministër brenda 30 ditësh për periudhën tranzicionale.
Kryeministri duhet të formojë kabinetin qeverisës, i cili duhet të miratohet nga Kongresi Kombëtar.
Kongresi, më pas, duhet të vendos procedurat për zgjedhjen e komisionit të mandatuar për draftimin e një kushtetute të re.
Paneli kushtetues duhet të zgjedhet drejtpërdrejt nga populli, ndërsa do të ketë 120 ditë në dispozicion për ta krijuar një draft-kushtetutë, me të cilën do të përcaktohet përfaqësimi i rajoneve të shtetit në parlamentin e ri.
Miratimi i draftit duhet të bëhet me një shumicë prej dy të tretash plus një votë.
Kushtetuta, më pas, do të vihet në referendum.
Pas miratimit të ligjit për zgjedhjet, libianët do ta zgjedhin parlamentin e ri në vitin 2013./BS/kohaislame