2.8 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Nis ndërtimi i “Rrjedhës së Jugut”

Më të lexuarat

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së punimeve në tubacionin e gazit natyror “Rrjedha e Jugut”.

Kur të përfundojë, tubacioni do të transportojë rreth 63 miliardë metra kub gaz në Itali dhe Austri, përmes rrjetit që kalon në Evropën juglindore.

Duke folur nga Anapa, pikënisjen e tubacionit në Detin e Zi të Rusisë, Putin ka thënë se “Rrjedha e Jugut” do të lehtësojë shqetësimet për energjinë.

“Rrjedha e Jugut do të krijojë kushte për furnizim të besueshëm dhe të pakufizuar të konsumatorëve në Evropë me gazin tonë. Ky projekt, pa asnjë dyshim, është bërë projekt ndërkombëtar”, ka thënë Putin.

Ndërtimin e tubacionit e bën gjiganti rus i gazit “Gasprom”.

Projekti, me një kosto prej 20 miliardë dollarësh, do ta sjellë gazin rus përgjatë Detit të Zi për në bregdetin bullgar dhe më pas në brendi të Austrisë dhe Italisë.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit