0.1 C
Pristina
Monday, December 30, 2024

Nimetullah ef. Kurtishi(‎1928-1989)

Më të lexuarat

Nimetullah ef. Kurtishi është i biri i Ataullah Ef. Kurtishit, rihapësit të Medresesë Medah në Shkup, lindi në Shkup më vitin 1928. Shkollën fillore e kreu në Shkup në gjuhën turke, ndërsa shkollën e mesme tregtare e kreu po ashtu në Shkup në gjuhën serbe. Mësimet fetare i mori nga i ati i tij. Mësoi në Medah prej vitit 1941 e deri në mbylljen e saj, respektivisht Nimetullahu mësoi te babai i tij deri në vitin 1946 kur dhe Ataullah ef. ndërroi jetë.Nimatullah ef. edhe pas vdekjes së atit të tij nuk i ndërpreu mësimet fetare, por vazhdoi te muderrisët e tjerë si: Fetah Ef, Kemal Ef, dhe Bekir Ef. Në vitin 1954 emërohet për imam dhe hatib në xhamin Haxhi Qazim në Shkup.

 

Në këtë xhami ai qëndroi katër vjet ‎(1954-1958). Prej vitit 1958 e deri më 1967 punoi në ndërmarrjen e tekstilit “Bratsvo” në Çarshinë e vjetër të Shkupit. Me rekomandimin e Kryetarit të Bashkësisë Islame Haxhi Bedri ef. Hamidi dhe me insistimin e shokëve të tij, ai largohet nga ndërmarrja shtetërore e tekstilit “Bratsvo” dhe kthehet në shërbim të Islamit dhe myslimanëve, dhe pranon detyrën imam dhe vaiz në xhaminë Haxhi Ballaban. Në këtë xhami qëndroi prej 1967 e deri më 1988. Gjatë muajit të Ramazanit, ai për gjatë 17 viteve kishte ligjëruar në fshatin Studeniçan.

 

Ishte Hoxhë i respektuar në mesin e popullit, i guximshëm si i ati i tij. Në vitin 1968 kur pushteti komunist deshi ta rrënon xhamin e Haxhi Ballabanit, në të cilën ai ishte imam, në vend të saj të ndërtonte një sallë sporti, Efendiu këtë tentim të pushtetit e alarmoi në mesin e masës dhe informoi instancat më të larta të Bashkësisë Islame në Sarajevë, që kishte nxitur që në vendin e ngjarjes të prezantojë personalisht edhe vetë Kryetari i Bashkësisë Islame të Jugosllavisë titiste Sulejman ef Kemura. Aktiviteti dhe alarmimi i tij bëri që xhamia të mos rrënohet dhe të ngel funksionale edhe sot e kësaj dite.

 

Para xhematit të tubuar para xhamisë, kryetari i Bashkësisë Islame H. Sulejman ef. Kemura ishte shprehur kështu: “Sikur të gjithë hoxhallarët të jenë si ty, asnjë xhami nuk do të rrënohej, të nderuar xhemat besimtar, unë do të kthehem në Sarajevë, nëse kjo xhami rrënohet Sulejman Kemura nuk do të jetë më kryetarë i Bashkësisë Islame”.

 

Përgatiti: M.S.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit