Shpërndarja e fotove me cilësi DSLR në Instagram si dhe checkin-et në çdo kohë, tashmë janë bërë më të thjeshta. Nikon ka prezantuar një kamer të re DSLR.
Bëhet fjalë për modelin D5300, i cili është i pari nga kompania që ofrohet me wireless të integruar.
Nikon ve në dukje se teknologjia WiFi do t’u mundësojë fotografëve t’i shpërndajnë më lehtë imazhet. Kamera mund të dërgojë imazhe në smartfon ose tablet, duke iu mundësuar përdoruesve të ngarkojnë fotot DSLR menjëherë në mediat sociale apo t’ua dërgojnë ato miqve dhe familjes përmes e-mailit.
WiFi në kamer ka edhe një opsion për bërjen e fotove nga distanca. Ka një GPS të integruar, e para herë edhe kjo për Nikon-in, e cila i lejon përdoruesit të gjeoetiketojnë fotot.
Një karakteristikë tjetër e modelit të ri është edhe regjistrimi në 1920 x 1080 60p full-HD për videot si dhe nëntë efekte speciale, si “night vision” dhe “silhouette”, të cilat përdoruesit mund t’i aplikojnë si për fotot ashtu dhe për videot.
D5300 vjen si një model i përmirësuar i D5200. Ashtu si D5200, edhe D5300 ka aftësinë për të bërë 5 frames per sekondë. Modeli i ri ka një ISO range më të mirë për kapjen e fotove në mjedise me ndriçim të dobët: 100 në 12,800 krahasuar me 100 në 6,400 në D5200.
Ekrani është gjithashtu më i madh dhe kamera në përgjithësi është më e lehtë. D5300 ka një ekran LCD prej 3.2 inç dhe trupi peshon rreth 500 gram. D5300, do të fillojë të dërgohet për shitje në fund të muajit dhe kushton 800 $ vetëm pjesa e trupit ose 1400 $ me lentet. (PCWorld Albanian)/kohaislame